Këngëtarja e famshme me origjine shqiptare, Rita Ora do të performojë në Kosovë me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë.
Këtë e ka bërë të ditur Petrit Selimi në Twitter.
“Pop ylli kosovaro-britanik, Rita Ora, ka konfirmuar koncertin e madh për 10 vjetorin e pavarësisë së Republikës. Njerëz, vetëm kujtoni se Roma nuk është ndërtuar për një ditë. Por, sigurisht se ata kanë pasur festa të mira”, ka shkruar ai në Twitter.