Koncerti i 24 Dhjetorit në Hong Kong nuk i ka sjellë shumë mbarësi këngëtares shqiptare më famë botërore, Rita Ora.
Gjatë qëndrimit në Hong Kong, Rita është helmuar nga ushqimi. Mjekët i kanë ofruar ndihmën e shpejtë dhe kanë arritur t’i rikthejnë shëndetin këngëtares.
Vetë Rita lajmëroi në Snapchat se “Më në fund jam e lirë për të shkuar në shtëpi”.
Ajo u tha fansave se për shkak të lodhjes dhe helmimit, kishte mbajtur veshur për tre ditë të njejtin kostum, me të cilin e shihni në foto.