InstaBIZ

Rita Ora e tronditur nga situata në Kosovë: E lumtur që emigrova


               Publikuar në : 20:03 - 22/05/19 |
xhu lia

Para pak kohësh këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora u kthye në vendlindjen e saj në Kosovë si ambasadore e UNICEF për të ndihmuar fëmijët dhe familjet në nevojë.

Ajo qëndroi disa ditë në Kosovë dhe vizitoi vende në të cilat nuk kishte qenë ndonjëherë. Në një intervistë për “The Sun”, Rita u shpreh se gjendja në Kosovë ishte më keq nga çfarë ajo e priste si dhe që kishte qenë me fat që kishte emigruar në moshë të vogël në Angli.

Shkova në vendlindje me UNICEF sepse kisha kohë pa shkuar. S’kisha qenë në vendet që vizitova, ishin më keq nga çfarë prisja. Ishte një përvojë shumë prekëse, më bëri të kuptoj që jam shumë e bekuar dhe mirënjohëse që pata mundësi të vij në Mbretërinë e Bashkuar dhe të bëj realitet ëndrrat e mia dhe ëndrrat e prindërve të mi”, -është shprehur këngëtarja.

Si ndihmë për fëmijët dhe familjet në nevojë në Kosovë Ritaka vendosur të dhurojë një pjesë të fitimeve nga shitja e çantave “Escada”, i cili vjen si një bashkëpunim mes këngëtares dhe firmës nsë njohur./Opinion.al/

Pas