InstaBIZ

Rita Ora e ftuara speciale e Princ Harry, foto nga takimi i tyre miqësor


               Publikuar në : 10:30 - 13/06/19 |
xhu lia

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka qenë e ftuar në një koncert bamirësie i organizuar nga Princ Harry.

Koncerti kishte të bënte me mbledhjen e fondeve për fëmijët dhe të rinjtë me HIV dhe Aids në në Lesotho, Botswana dhe Malawi.

Rita ka publikuar disa foto në Instagram nga takimi i saj shumë miqësor me Princ Harryn.

Së bashku me të ishte edhe nëna e saj, Vera Ora.

“E nderuar që mora pjesë në koncertin në Hampton Court Palace për të mbledhur para për nismën e Princ Harry, “African Aids Charity Sentebale.” Duke punuar për shëndetin mendor para dhe pas lindjes, me gra shtatzëna dhe fëmijë, ne gjetëm shumë gjëra për të folur,”-përfundon Rita në rrjete sociale./Opinion.al/

r1 r3 2
<
>

Pas