Ishte kryebashkiaku Erion Veliaj i pari që lajmëroi ardhjen e Rita Orës në Tiranë për një koncert më datën 3 qershor. Por së fundmi lajmin e ka komentuar edhe vetë këngëtarja. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Rita shkruan:
“Shumë e emocionuar që do të shkoj në Tiranë, kryeqytetin e pandryshueshëm të Shqipërisë, për një super spektakël më 3 qershor, në të mrekullueshmin sheshin Skënderbeu. Pres me padurim për të festuar me të gjithë ju – Tirana rocks!”, ka shkruar Rita, në Facebook.