Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ristani: Ja si do të veprojë opozita, pas protestës te Liqeni

2016/03/28 at 10:14 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ristani: Ja si do të veprojë opozita, pas protestës te Liqeni

Dy nënkryetarët e Partisë Demokratike, Arben Ristani dhe Edi Paloka, i janë përgjigjur interesimit të medias, lidhur mbi aksionin që do të ndërrmarrë PD, pas protestës së sotme te Liqeni.


Ristani: Opozita dhe Partia Demokratike do të rrisin aksionin politik dhe jo vetëm por edhe aksionin qytetar sepse do të krijojmë një aksion të gjerë për Tiranën ku do ti bëjmë thirrj​e të gjithë opinionit publik në Tiranë dhe shkallë kombëtare që të bashkohen me kauzën tonë, me kauzën e antikrimit, me kauzën e lirisë dhe betejës me antikushtetutshmërisë që po ndodh dhe ne duhet të ngrihemi të gjithë të bashkuar kundër kësaj anti të madhe që ka krijuar ky pushtet, për të realizuar atë që shqiptarët presin nga opozita në mënyrë që krijojmë një jetë më të mirë dhe më të denjë në këtë vend. Ju e shihni që çështja nuk është vetëm për betonizimin e Parkut të Liqenit. Kjo është një nga arsyet. Do të ketë protesta të vazhdueshme dhe siç e thashë do të krijohet një aleancë e gjerë me qytetarin, një aleancë e gjerë për Tiranën për tu përshkallëzuar në të gjithë Shqipërinë.

Pyetje: A do të kushtëzojë vendimi i sotëm qendrimin e opozitës për reformën në drejtësi?

Ristani: Ne kemi treguar në mënyrë të vazhdueshme që kemi qënë konstruktiv, kemi qënë në mënyrë të vazhdueshme bashkëpunëtorë për të realizuar ato gjëra që janë të mira për këtë vend. Por të gjithë e shohin që përballë kemi një mur të shurdhët që çdo gjë e ngrë mbi arrogancën, që çdo gjë e ngrë mbi interesat e oligarkisë duke e zhvatur këtë popull për xhepat e tyre.

 

Pyetje: A ka një datë se kur do të nisin protestat?

Ristani: Aksioni do të jetë në vazhdim dhe permanent. Do të jetë një aksion me aktivitet të vazhdueshme dhe i përditshëm deri në realizimin e qëllimit.

Z Paloka, a do të shkoni në parlament apo do të vijoni me qendrimin e kushtëzuar?

Paloka: Mbledhja ishte sot e përbashkët e Grupit Parlamentar dhe kryesisë së PD dhe vendimet që u morën janë ato që u tha z.Ristani. Ne do të kemi një aksion të përshkallëzuar jo vetëm qytetar sepse siç e kemi theksuar edhe në protestën e sotme ne jemi aty jo vetëm si opozitarë kundër antikushtetueshmërisë në vendimet e kësaj qeverie por edhe si qytetarë të këtij vendi. Pra do të kemi një kombinim të një aksioni qytetar dhe opozitar për t’iu kundërvënë kësaj qeverie që me arrogance, çdo ditë shkel ligjin dhe Kushtetutën dhe kërkon ti tregojë jo vetëm opozitës por edhe qytetarëve të këtij vendi se janë ata oligarkia e sotme që nuk do të dijë më as për ligj, as për Kushtetutë, por do të vijojnë të dhunojnë deri në ekstrem qytetarët e këtij vendi për të pasuruar këtë klikë oligarkësh, për të bërë që ky vend pak e nga pak të shkojë drejt tiranisë. Dhe ne këtë smund ta lejojmë.

Pyetje: Në Parlament mund të ketë zhvillime pasi mund të kërkohet arrestimi në flagrancë i deputetit Gent Strazimiri për armëmbajtje pa leje. A keni një qendrim për këtë çështje?

Ristani: Më lejoni t’u jap unë një përgjigje. Besoj se i keni termat gabim. Kërkimi në parlament për arrestimin në flagrancë janë dy terma që nuk shkojnë me njëri tjetrin. Arrestimi në flagrancë, në rast se do të kishte kushte flagrance, duhet të ishte bërë. Në rast se s’ka kushte flagrance nuk mund të bëhet. Por të jeni të bindur që deputeti Strazimiri nuk ka pasur pistoletë. Unë ua thashë edhe në pronononcimin më përpara. Eshtë një mashtrim mediatik ndaj deputetit Strazimiri për të njollosur aksionin e opozitës. Fotoja nuk tregon asgjë. Për mua ka qënë këllëfi i celularit. Megjithatë të mos merremi me këto. Deputeti Strazimiri nuk ka pasur pistoletë me vete.

Pyetje: Pra ju thoni që s’mund të ketë pasoja penale për deputetin Strazimiri?

Ristani: Në mënyrë absolute jo. Nuk bëhet fjalë për imunitetin por për prova. Dhe pasi të sigurohen prova mund të ketë ndjekje penale. Pa prova s’mund të ketë ndjekje penale dhe prova s’mund të ketë, sepse nuk ka pasur pistoletë.

 



Ju sugjerojmë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë
Aktualitet

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë

9 Qershor, 2025 7:11 pm
Para
Top-Story/ Veliaj: Protesta te Liqeni, nuk ka nevojë të më duan të gjithë

Top Story/ Veliaj: Çmimi që paguajmë për zhvillimin është kjo kosto

Lista/ 13 protestuesit që janë ndaluar

Lista/ 13 protestuesit që janë ndaluar

PS: Gent Strazimiri të procedohet penalisht për armëmbajtje  pa leje

Prokuroria “kundër” Policisë, nuk firmos fletarrest për Strazimirin

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
9 Qershor, 2025

Shumica socialiste dhe opozita në konferencën e kryetarëve nuk u dakortësuan në miratimin e kalendarit për punimet e Kuvendit në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com