Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas

2021/01/19 at 7:42 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas

Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019 rriti varfërinë subjektive (perceptimi që ka një person për situatën e tij financiare dhe materiale) me 2.3 për qind.

Banka Botërore në raportin e fundit “Vlerësimi i rikut të katastrofave në Shqipëri” nënvizon se niveli i varfërisë mund të ketë shkuar 8 vite pas (në skenarin më të mirë) për shkak të këtyre dy ngjarjeve madhore ku përveç tërmetit është edhe pandemia e COVID-19. Në kohën e vlerësimit të post-katastrofës ishin të paktën 20 miliardë lekë të planifikuara për rindërtimin por nevojat për rimëkëmbje afatshkurtër vlerësoheshin në 67.1 miliardë lekë apo (610 milionë USD) gati 51 për qind e nevojës.

Banka vlerëson se tërmeti preku të paktën 200 mijë individë në 11 bashki me një efekt madhor ekonomik. Raporti gjykon se ndikimi i pandemisë, nga ana tjetër, e ka bërë Shqipërinë më të dobët përballë katastrofave. Mes shumë efekteve negative në shëndetësi, ekonomi dhe efekte financiare, ajo që shihet si problematike është ulja e kapaciteteve të qeverisë, familjeve dhe bizneseve për të marrë veten pas katastrofave.

Kompania e modelimit të riskut global AIR Worldwide vlerëson se dëmet mesatare në të ardhjen nga tërmetet dhe përmbytjet si 147 milionë USD në vit, me një ngjarje katastrofike për shembull tërmet 1 në 100 vjet që shkakton dëme deri në 2 miliardë dollar.

Tërmetet e kësaj natyre nuk janë të shpeshtë por mund të shkaktojnë dëme të mëdha (siç ishte ai në 2019) dhe vlerësohen se shkaktojnë një mesatare prej 99 milionë USD dëme në vit. Në anën tjetër, përmbytjet sipas raportit, janë më të lokalizuara por i kanë dëme më të shpeshta që vlerësohen me një mesatare prej 48 milionë dollar në vit. Këto vlerësime mbulojnë asetet e sektorit privat por jo ato publik.

Raporti i Bankës nënvizon se nga viti 1995-2015 ka një mesatare prej 30 mijë njerëzish që preken çdo vit nga fatkeqësitë natyrore dhe më shumë se 95 për qind e bashkive ishte prekur nga të paktën një fatkeqësi.

Banka gjykon se kostoja ekonomike e fatkeqësive mund të rritet më tej, si rezultat i ekonomisë në rritje. Ndryshimet klimatike mund të rrisin më tej ashpërsinë apo frekuencën e fatkeqësive që lidhen me natyrën të tilla si përmbytjet apo stuhitë.

Etiketa: Banka Boterorecovid-19shqiperitermeti

Ju sugjerojmë

Rama: Serbia duhet të ishte distancuar, Brukseli të dënojë nderimin e kriminelëve
Aktualitet

Sulmi terrorist në Turqi, Rama: Akt i neveritshëm frikacak që Shqipëria e dënon ashpër

1 Tetor, 2023 11:56 am
Vuçiç: Dëshmitë për ngjarjet në Banjskë dalin “brenda 24 orëve”
Rajoni

Vuçiç: Dëshmitë për ngjarjet në Banjskë dalin “brenda 24 orëve”

1 Tetor, 2023 11:48 am
Emri/ Ishte nisur për të kryer vrasje, arrestohet 37-vjeçari në Durrës
Kronikë

Emri/ Ishte nisur për të kryer vrasje, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

1 Tetor, 2023 11:37 am
Meta prezanton syzet inteligjente të krijuara në bashkëpunim me Ray-Ban
-Teknologji

Meta prezanton syzet inteligjente të krijuara në bashkëpunim me Ray-Ban

1 Tetor, 2023 11:20 am
Greqi, arrestohen 4 shqiptarë për akuzën e vrasjes
Kronikë

Greqi, arrestohen 4 shqiptarë për akuzën e vrasjes

1 Tetor, 2023 10:56 am
Turqi/ Sulm terrorist pranë parlamentit, plagosen dy policë
Bota

Turqi/ Sulm terrorist pranë parlamentit, plagosen dy policë

1 Tetor, 2023 10:09 am
Dyshime për atentat nga grupi i Laert Haxhiut, merret në mbrojtje prokurorja e SPAK
Kronikë

Dyshime për atentat nga grupi i Laert Haxhiut, merret në mbrojtje prokurorja e SPAK

1 Tetor, 2023 9:54 am
Industria e prodhimit të çelikut në Europë në rrezik?
Bota

Industria e prodhimit të çelikut në Europë në rrezik?

1 Tetor, 2023 9:45 am
Banda e Laert Haxhisë/ Të arrestuarit dalin sot para gjykatës, “blindohet” gjykata dhe prokuroria e Elbasanit
Aktualitet

Banda e Laert Haxhisë/ Të arrestuarit dalin sot para gjykatës, “blindohet” gjykata dhe prokuroria e Elbasanit

1 Tetor, 2023 9:40 am
Tetori Rozë/Ministrja e Shëndetësisë: Përfitoni nga programi i mamografisë falas në gjithë vendin
Aktualitet

Tetori Rozë/Ministrja e Shëndetësisë: Përfitoni nga programi i mamografisë falas në gjithë vendin

1 Tetor, 2023 9:08 am
Para
Vaksinat/ Kreu i OBSH-së: Bota në prag të një dështimi moral katastrofik

Vaksinat/ Kreu i OBSH-së: Bota në prag të një dështimi moral katastrofik

IPPR: OBSH dhe Kina mund të vepronin më shpejt kundër COVID-19

IPPR: OBSH dhe Kina mund të vepronin më shpejt kundër COVID-19

“Duhet të merren masa të reja”, Gjermania diskuton një mbyllje tjetër

"Duhet të merren masa të reja", Gjermania diskuton një mbyllje tjetër

TE FUNDIT

Sulmi terrorist në Turqi, Rama: Akt i neveritshëm frikacak që Shqipëria e dënon ashpër

Rama: Serbia duhet të ishte distancuar, Brukseli të dënojë nderimin e kriminelëve
1 Tetor, 2023

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit terrorist në Ankara, Turqi, ku u plagosën dy oficerë policie dhe u vranë...

Lexo më shumë

Vuçiç: Dëshmitë për ngjarjet në Banjskë dalin “brenda 24 orëve”

Vuçiç: Dëshmitë për ngjarjet në Banjskë dalin “brenda 24 orëve”
1 Tetor, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandwr Vuçiç, tha të dielën se “brenda 24 orëve” ai do t'ia paraqesë publikut “provat dhe tregimet...

Lexo më shumë

Emri/ Ishte nisur për të kryer vrasje, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

Emri/ Ishte nisur për të kryer vrasje, arrestohet 37-vjeçari në Durrës
1 Tetor, 2023

Falë inteligjencës policore, Policia parandalon kryerjen e një vrasjeje nga një shtetas me precedent të theksuar kriminal dhe me rrezikshmëri...

Lexo më shumë

Meta prezanton syzet inteligjente të krijuara në bashkëpunim me Ray-Ban

Meta prezanton syzet inteligjente të krijuara në bashkëpunim me Ray-Ban
1 Tetor, 2023

Meta ka bashkëpunuar me RayBan për të prodhuar syzet inteligjente të gjeneratës së ardhshme Ray-Ban Meta. Për herë të parë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com