Rishi Sunak do të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Bashkuar, pasi rivalja e tij Penny Mordaunt u tërhoq nga gara për të udhëhequr Partinë Konservatore. Rishi Sunak arriti të fitonte mbështetjen e më shumë se gjysmës së deputetëve konservatorë.
Sunak do të pasojë Liz Truss shtatë javë pasi ajo e mposhti atë në garën e mëparshme.
Ai do të bëhet kryeministri i parë britanik aziatik i Mbretërisë së Bashkuar dhe do të marrë detyrën në një kohë kur Britania e Madhe përballet me sfida të mëdha ekonomike./Opinion.al