Bota

Rishi Sunak në garë për kryeministër, BBC: Ka 133 mbështetës publikë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:23 - 23/10/22 |
Opi Nion

Britania e Madhe është tashmë në diskutimet se kush do të jetë kryeministri i vendit pas largimit të Liz Trus.

Ish-kancelari Rishi Sunak ka konfirmuar se është pjesë e garës për të qenë udhëheqësi i ardhshëm konservator dhe kryeministër i vendit, duke deklaruar se dëshiron të rregullojë ekonominë britanike.

Ndërkohë, Sekretari i biznesit Jacob Rees-Mogg i tha BBC-së se Boris Johnson qartësisht duket se do të jetë në garë për drejtimin e partisë.

Raporti i deklaratave publike të mbështetjes në BBC aktualisht ka 133 deputetë për Sunak, 55 për Johnson dhe 23 për Penny Mordaunt, kandidatëve u duhen 100 deri të hënën.

Ndërkohë, udhëheqësi i Laburistëve Sir Keir Starmer përsërit thirrjen e tij për zgjedhje të përgjithshme, duke shtuar se çdo qeveri e ardhshme do të duhet të zgjidhë rrëmujën e krijuar./Opinion.al

Pas