Kryeministri britanik Rishi Sunak thotë se përveç njohuri të reja në rritjen ekonomike, aftësitë njerëzore dhe mundësinë e zgjidhjes së problemeve që dikur i mendonim të pazgjidhshme, inteligjenca artificiale do të sjellë edhe rreziqe të reja.
Deklarata e tij erdhi gjatë një fjalimi në Prag të samitit global të IA-së të planifikuar me 1-2 nëntor, në Bletchley Park, qendra historike e deshifrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe aktualisht një muze, në veri të Londrës.
Sipas Sunak, autoritetet duhet t’i adresojnë këto shqetësime tani për t’u ofruar qytetarëve “qetësinë maksimale të mendjes”.
Rreziqet e mundshme janë paraqitur në një raport qeveritar të hartuar nga 50 ekspertë, ku ndër të tjera theksohet se nuk mund të përjashtohet që IA-ja të përfaqësojë një “kërcënim ekzistencial” në të ardhmen.
Në fakt, jo vetëm që mund të përdoret për të kryer mashtrime dhe për të nisur sulme kibernetike, por deri në vitin 2025, teknologjia e re do të jetë gjithashtu në gjendje për të “rritur aftësitë e grupeve terroriste” në zhvillimin e armëve, planifikimin e sulmeve dhe shpërndarjen e materialeve propaganduese.