Këtë të shtunë banorët e Unazës së Re, kanë protestuar sërish kundër projektit për ndërtimin e rrugës që prish banesat e tyre.
Por siç duket nga kjo foto, në një nga automjetet është ish lideri socialist Fatos Nano. Në drejtimin e makinës është bashkëshortja e tij, ndërsa ish-kryeministri qëndron i ulur në vendin e pasagjerit.
Si Fatos Nano dhe bashkëshortja e tij e kanë marrë me sportivitet këtë protestë, ndërsa kanë përshëndetur banorët.
Prej kohësh zoti Nano është jashtë politikës aktive, ndërsa socialistët ndonjëherë kur janë në situata të vështira nxjerrin në publik mesazhe të tij, megjithatë ai vetë publikisht ka shumë kohë pa folur. / Opinion.al