Pas rreth një jave qetësi mijëra protestues anti-qeveritar kanë vërshuar në rrugët e Hong Kongut gjatë së dielës duke bërë thirrje për “çlirimin e Hong Kongut”.
Protesta e cila u mbajt në një nga pjesët kryesore të qytetit, erdhi pas marshimit të qindra protestuesve pranë konsulatës së Shteteve të Bashkuara për të shprehur mirënjohje për mbështetjen e SHBA-së.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ditë më parë nënshkroi një ligj që mbështet protestuesit pro-demokracisë në Hong Kong.
Vendimi u dënua nga autoritetet e Hong Kongut dhe Kinës.
Protestuesit mbanin pankarta me thirrje “Kurrë mos harroni se si keni filluar”, “Revolucion tani”.
Javën e kaluar për shkak të zgjedhjeve lokale ku shënuan fitore kandidatët pro-demokracisë, protestat ishin pezulluar.
Protestat anti-qeveritare kanë përfshirë ish-koloninë britanike që nga qershori shpesh duke shkaktuar mbylljen e shkollave, aeroportit dhe mjeteve të tjera të transportit./Opinion.al/