Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rinisin kërkimet për 20 vjeçarin që ra në kanionet e “Shpellës së Pëllumbasit”

2018/05/20 at 9:51 AM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Rinisin kërkimet për 20 vjeçarin që ra në kanionet e “Shpellës së Pëllumbasit”

Kanë rinisur kërkimet për të riun që humbi një ditë më parë në “Shpellën e Pëllumbasit” në Tiranë.


I riu Xhorxho Seferi, besohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit në kanion, i cili është tejet i rrezikshëm. 20 vjeçari përfundoi në kanion rreth orës 12:15 minuta të mesditës së të shtunës, bashkë me 21 vjeçarin Fabio Dukagjini, i cili fatmirësisht u nxor prej andej pa pasoja për jetën.

Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses po punojnë për gjetjen e të riut.

Ngjarja

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 12:15 të ditës së shtunë, ndërsa dy turistët shqiptarë që kanë rënë nga lartësia janë identifikuar si Xhorxho Seferi dhe Fabio Dukagjini. Menjëherë pas rënies së turistëve në grykën e lumit, janë thirrur forcat e emergjencës, të cilat kanë mbërritur pranë anionit. Në vendngjarje janë paraqitur edhe Forcat Speciale të Shpëtimit, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen prej grykës vetëm njërin prej dy 21- vjetarëve që u përfshi në aksident. I shpëtuari është Fabio Dukagjini, i cili pas rënies kishte ngecur në grykën e lumit.

Policia tha dje në një njoftim zyrtar se gjendja e tij shëndetë- sorë paraqitet e mirë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, kërkimet vijuan deri në mbrëmje për të riun tjetër, Xhorxho Seferi. Ky i fundit mendohet se mund të jetë marrë nga rrjedha e lumit dhe mund të ketë humbur ndjenjat. Policia vijoi kërkimet për gjetjen e të riut derisa u err dhe më pas vendosi t’i ndërpresë ato. Kërkimet janë ndërprerë rreth orës 20:00 të ditës së djeshme, ndërsa do të rifillojnë ditën e sotme. Shpresat për ta gjetur të gjallë të riun sa vijnë e zvogëlohen.

Ai dyshohet se është marrë nga rrjedha e lumit Erzen. Nuk dihet ende mekanizmi i ngjarjes, sesi të rinjtë janë rrë- zuar drejt grykës së Erzenit. Pritet që ditën e sotme të merret në pyetje i mbijetuari, pasi të rikuperohet nga plagët në spital. Ajo që dihet me siguri është se dy të rinjtë ishin pjesë e një grupi turistësh që kishin ardhur në Pëllumbas për të vizituar kanionin. Çdo fundjavë, kompani të ndryshme udhë- timesh ofrojnë ture njëditore në kanion, por kjo është hera e parë që ndodhin aksidente të tilla.

“Më datë 19.05.2018, rreth orës 12:15, te Shpella e Pëllumbasit, kanë rënë nga lartësia shtetasit Xh. S., dhe F. D., ( pjesë e një grupi turistësh shqiptar). Shtetasi Xh. S., dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit, ndërsa shtetasi F. D., ka mbetur në një grykë kanioni dhe u nxor nga kjo grykë. Ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ka dëmtime të lehta”, thoshte Policia në njoftimin zyrtar të publikuar ditën e djeshme. Ndërkohë, rreth orës 20:00, Policia njoftoi dje se kishte ndërprerë kërkimet për 21- vjeçarin tjetër. Ditën e sotme do të angazhohen edhe polumbarë për gjetjen e të riut në lumin Erzen. Ndërkohë, janë marrë deklarimet në Polici të dëshmitarëve në vendngjarje, si edhe të personit që i shoqëronte nga agjencia turistike.

 

Etiketa: 20-vjecaririnisin kerkimetshpella e pellumbasit


Ju sugjerojmë

Mësuesit pro mbylljes së “Tik-Tok”
Aktualitet

Viti i ri shkollor/ Dhjetëra klasa të para në Korçë nuk patën asnjë regjistrim

7 Shtator, 2025 6:50 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Policia bën bilancin e muajit gusht: 90 operacione, 664 persona të arrestuar

7 Shtator, 2025 2:21 pm
Shkodër/ 35-vjeçarit i digjen dy makina luksoze në oborrin e shtëpisë
Kronikë

Shkodër/ 35-vjeçarit i digjen dy makina luksoze në oborrin e shtëpisë

7 Shtator, 2025 1:41 pm
Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi, 14 persona të arrestuar në Malësinë e Madhe
Kronikë

Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi, 14 persona të arrestuar në Malësinë e Madhe

7 Shtator, 2025 11:20 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Mbajti me forcë në banesë të miturën, arrestohet 33-vjeçari në Durrës

7 Shtator, 2025 9:54 am
Ekstradohet me urgjencë Vilson Pepa, u arrestua në Punta Cana
Kronikë

Ekstradohet me urgjencë Vilson Pepa, u arrestua në Punta Cana

7 Shtator, 2025 9:25 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 shtator 2025

7 Shtator, 2025 8:31 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 7 shtator 2025

7 Shtator, 2025 7:42 am
Shqiptari shpëton delen nga zjarri, fotoja mes 12 më të mirave në botë
Bota

Shqiptari shpëton delen nga zjarri, fotoja mes 12 më të mirave në botë

6 Shtator, 2025 10:01 pm
1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage
Aktualitet

1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage

6 Shtator, 2025 8:59 pm
Para
Futbollistët takojnë Presidentin e Gjermanisë pas fotos me Erdogan

Futbollistët takojnë Presidentin e Gjermanisë pas fotos me Erdogan

Emrat/ Familja shqiptare e drogës. Arrestohen nëna, djali dhe dhëndri

Emrat/ Familja shqiptare e drogës. Arrestohen nëna, djali dhe dhëndri

Përdorimi politik i shkollës, si u pushua mësuesja e Kavajës

Akuzat e opozitës për mbledhjen e të dhënave të prindërve, reagon për herë të parë Nikolla
















TE FUNDIT

Viti i ri shkollor/ Dhjetëra klasa të para në Korçë nuk patën asnjë regjistrim

Mësuesit pro mbylljes së “Tik-Tok”
7 Shtator, 2025

Nesër nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin, ku rreth 345 mijë nxënës do të ulen në bankat...

Lexo më shumë

Lufta në Gaza, Izraeli: Do të përfundojë vetëm kur Hamasi të lirojë pengjet

Lufta në Gaza/ 51 civilë të vrarë nga ushtria izraelite
7 Shtator, 2025

Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, tha të martën se lufta në Gaza mund të përfundojë nëse pengjet do të...

Lexo më shumë

Grupi xhihadist vret 60 persona në një fshat nigerian

Grupi xhihadist vret 60 persona në një fshat nigerian
7 Shtator, 2025

Grupi xhihadist Boko Haram ka vrarë më shumë se 60 persona në një sulm gjatë natës në shtetin Borno në...

Lexo më shumë

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?
7 Shtator, 2025

Grupi Armani nuk do t'i shitet asnjë gjiganti të huaj dhe do të mbetet i pavarur. Kjo nuk është një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com