361 nxënës në Vorë do të marrin mësimet në shkollën e re 9-vjeçare “Bërxullë” të rindërtuar.
Shkolla e cila do të ketë një staf prej 27 mësuesish, u rindërtua nga e para nga programi “EU4Schools”.
Të pranishëm në aktivitetin e hapjes së kësaj shkolle ishin të pranishëm përfaqësues të Delegacionit Evropian në Tiranë, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP në Shqipëri Monica Merino, Koordinatorja e Përhershme e OKB-së Fiona McCluney, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe Kryetari i Bashkisë Vorë Blerim Shera.
Deri më tani 34 objekte arsimore kanë përfunduar, ndërsa 12 të tjera janë aktualisht në proces rindërtimi apo riparimi në kuadër të “EU4Schools”./Opinion.al