Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të lagjes së re të rindërtuar në Thumanë pas shkatërrimeve nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Në pamjet e publikuara nga kreu i qeverisë, shihet se në majë të cisternës së vjetër të ujit, është mbjell një bimë ulliri simbol i paqes dhe i jetës.
“Pak nga pak po ndizen dritat e banesave të familjeve që po rikthehen në Thumanën e Rilindur, ku vigjëlon ulliri i jetës dhe i paqes nga maja e çisternës së vjetër të ujit, e cila është kthyer në një përkujtimore të viktimave të tragjedisë së 26 nëntorit dhe të rilindjes së qytezës së masakruar nga tërmeti”-shkruan Rama./ Opinion.al