Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rindërtimi/ Rama: Jo vetëm 18 zona të reja zhvillimi, por…

2020/02/01 at 11:48 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“KÇK” dhe lufta ndaj krimit, çfarë paralajmëroi Rama sot

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje planin e rindërtimit të zonave të cilat u prekën nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.


Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se përveç 18 zonave të cilat u prezantuan ditën e djeshme nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, janë në pritje për miratim edhe zona të tjera për zhvillim, në disa bashki të vendit.

Po ashtu, Rama shprehet se ka nisur procesi i shpronësimit për zonën e re për zhvillim, si dhe është ngritur Komisioni i Posaçëm sipas kërkesës së ligjit.

Postimi i Ramës

RAPORT I PËRMBLEDHUR për këdo ndër ju që ka interes të informohet mbi ecurinë e Programit të Rindërtimit

• Janë shpallur deri tani, me Vendim të Këshillit të Ministrave 18 ZONA TË REJA ZHVILLIMI, në 7 bashki:

• Kurbin: 2 zona
• Kruje:​ 3 zona
• Tirane: 9 zona
• Vore: 1 zonë
• Shijak: 1 zonë
• Durrës: 1 zonë
• Kavajë: 1 zonë

Studimi për shpalljen e të gjitha zonave të nevojshme vazhdon.

ZONAT E TJERA PËR ZHVILLIM në pritje për miratim janë:

1. Krujë (Qytet dhe fshat)
2. Kamza (Qytet)
3. Lezha (Qytet)
4. Durrësi (Qytet)
5. Kavajë ( Golem)
6. Shijak (Rurale)
7. Kurbin (Fshat)

• PROCESI I SHPRONËSIMEVE pjesore në ZONAT E MIRATUARA PËR ZHVILLIM

Ka nisur procesi i shpronësimit për zonën e re për zhvillim, Zona 1/1 Laç, Bashkia Kurbin dhe është ngritur Komisioni i Posaçëm sipas kërkesës së ligjit.
Po përfundojnë procedurat ligjore për shpronësimet e nevojshme brenda perimetrit të 18 zonave zhvillimore.

• PLANET E DETYRUARA VENDORE (PDV)

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit drejton, në bazë të kërkesës së ligjit, procesin për evidentimin e kompanive të kualifikueshme për hartimin e planeve – lista paraprake.

Për 3 zonat e shpallura zyrtarisht (zons 1/1 Lac, Zona 1 Thumanë dhe zona 1 Shijak), AKPT ka përfunduar procedurën e përzgjedhjes së 3 kompanive dhe është nënshkruar kontrata. Pritet dorezimi i PDV-ve përkatëse si më poshtë:

1. Lac, zona 1/1: 24 shkurt
2. Thumana, zona 1: 25 shkurt
3. Shijak, zona 1: 25 shkurt​

Lidhur me 6 zonat e tjera, shpallur në datë 29.01.2020 dorëzimi i PDV-ve pritet ne 13 mars.

• MODELET E SHTËPIVE për zonën fshat

Enti Kombëtar i Banesave ka hapur garën për modelet e njësive individuale të banimit. Është firmosur kontrata për hartimin e modeleve dhe në 6 shkurt pritet dorëzimi i tyre. Më pas njësitë zbatuese do të nisin procesin ligjor të zbatimit, nga prokurimi deri tek ndërtimi i shtëpive.

• PROCESI I VLERËSIMI TË THELLUAR

Ky proces që po zhvillohet intensivisht, pikë për pikë sipas ligjit është vendimtar për fatin e godinave të pabanueshme. Vetëm pas këtij procesi vendoset në bazë të vlerësimit të ekspertëve, nëse godina duhet shembur.

• PLATFORMA E APLIKIMIT ONLINE

Kjo platformë siguron verifikimin e çdo rasti në nevojë dhe i jep çdo qytetari mundësinë të hyjë në listën e përfituesve, duke eliminuar kështu çdo boshllëk apo “harresë” që mund të ndodhë si rezultat i pasaktësive në verifikimet e banesave.

Të gjithë qytetarët e interesuar duhet të drejtohet tek njësia përkatëse administrative

Deri ditën e premte datë 31 Janar janë hapur 75 zyra dhe janë 130 punonjës në dispozicion të qytetarëve. Aplikimet e qytetarëve kanē nisur.

Pas saktësimit të listës përfundimtare të subjekteve që do të përfitojnë nga Programi i Rindërtimit, listat e përfituesve do të miratohen në Këshillat Bashkiakë./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
Bota

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

12 Korrik, 2025 10:32 pm
Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
Aktualitet

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

12 Korrik, 2025 10:08 pm
Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
Bota

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

12 Korrik, 2025 9:24 pm
Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
Bota

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

12 Korrik, 2025 9:09 pm
Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut
Bota

Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

12 Korrik, 2025 9:03 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shkodër/ Gjendet pa shenja jete në makinë një 50-vjeçar, dyshohet se…

12 Korrik, 2025 8:40 pm
Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!
Bota

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

12 Korrik, 2025 7:56 pm
Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…
Bota

Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…

12 Korrik, 2025 7:46 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mbylli sytë në atdheun e tij të dytë

12 Korrik, 2025 7:43 pm
Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Trump shpalli tarifa 30% për produktet e BE, Von der Leyen: Gati për kundërpërgjigje

12 Korrik, 2025 7:20 pm
Para
LIRONI POETIN PO VDES NE BURG!

Inxhinjerë apo fallxhorë

Gripi sezonal në Greqi, 21 persona kanë humbur jetën që nga tetori

Gripi sezonal në Greqi, 21 persona kanë humbur jetën që nga tetori

Policia publikon videon, arrestohet hajduti i biçikletave

Policia publikon videon, arrestohet hajduti i biçikletave
















TE FUNDIT

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
12 Korrik, 2025

Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në...

Lexo më shumë

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
12 Korrik, 2025

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në Ohër, me ftesë të homologes së tij, Siljanovska-Davkova. Përmes një...

Lexo më shumë

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
12 Korrik, 2025

Pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka rënë ndjeshëm me 51 miliardë dollarë në vetëm disa ditë, pas deklaratës...

Lexo më shumë

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
12 Korrik, 2025

Franca dhe Kaledonia e Re kanë arritur një marrëveshje “historike”, përmes së cilës arkipelagu përtej detit do të shpallet zyrtarisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com