Kryesore

Rindërtimi pas tërmetit, Ahmetaj-zyrtarëve: Nesër në 11:00 shkoni…


               Publikuar në : 11:30 - 26/01/20 |
Opi Nion

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ditën e sotme prezantoi platformën e aplikimit online për qytetarët që përfitojnë nga programet e rindërtimit, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Ahmetaj deklaroi se  procesi i aplikimit do të zgjasë një muaj dhe se dosjet e aplikantëve duhet të jenë gati, në mënyrë që të nisë procesi i rindërtimit

Ahmetaj tha gjithashtu se “Nesër në 11:0 të gjitha bashkitë që janë në zonat e dëmtuara do duhet të dërgojnë 3 presona, që do të trajnohen nesër në Bashkinë e Tiranës për të trajnuar të tjerët në njësitë administrative. Mos i thërrisni qytetarët t’iu vijnë disa herë në zyrat tuaja, duhet t’i bëni ju dokumentet, me certifikatë”

Po ashtu, ministri tha se aplikimi pranë njësive vendore është i detyrueshëm për të përfituar nga rindërtimi.

“Janë inspektuar rreth 48 mijë banesa dhe po vijon procesi i vlerësimit të thelluar. Jemi në proces intensiv me bashkitë për zonat e reja. Sot janë identifikuar 25 zona, në 10 bashki. Jemi në fazë të avancuar me masterplanet, në Shijak, në Laç, ku do ndërtohen 500 shtëpi me qira nga qeveria turke, si dhe në Thumanë. Komiteti Kombëtar i Rindërtimit të mërkurën do t’i propozojë qeverisë site të reja në Durrës, Lezhë, Laç, Tiranë e Kavajë. Menjëherë pas të mërkurës, në të gjithë territorin fillojnë masterplanet për të kaluar pastaj në projektet e detajuara të ndërtimit. Aplikimi pranë njësive vendore është i detyrueshëm për të përfituar nga ndërtimi, qytetarët duhet të aplikojnë. Çdo bashki duhet të ketë një zyrë, dhe jo thjesht do të vijnë qytetarët te ju, por skuadrat tuaja duhet të marrin qytetarët dhe t’i ndihmojnë për aplikimin online. Nuk mund të kalojmë në hapat tjera, pa pasur një dosje të plotë të aplikimit. Nesër në 11:0 të gjitha bashkitë që janë në zonat e dëmtuara do duhet të dërgojnë 3 presona, që do të trajnohen nesër në Bashkinë e Tiranës për të trajnuar të tjerët në njësitë administrative. Mos i thërrisni qytetarët t’iu vijnë disa herë në zyrat tuaja, duhet t’i bëni ju dokumentet, me certifikatë, etj. Unë do të ndjek nga afër procesin. Procesi i aplikimit do të zgjasë 30 ditë dhe brenda kësaj periudhe duhet të ketë mbaruar ky proces me të gjitha dosjet. Që nga sistemi i aplikimit online, deri te momenti i pikëzimit, duhet kaluar në këshillat bashkiake. Sistemi i pikëzimit ka të bëjë me faktin që ligji na detyron të kemi një listë prioritare, që nuk mund të ndryshohet sipas qejfit. Ndërkohë, nuk do t’i lini qytetarët të bredhin për dokumente, do t’i bëni vetë”, tha Ahmetaj./ Opinion.al

Pas