Aktualitet

Rindërtimi i shkollës “Emin Duraku”, Veliaj: Do jetë ndër më të bukurat në rajon



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:39 - 07/01/23 |
Opi Nion

Shkolla 9-vjeçare “Emin Duraku” në zonën e ish-Bllokut po rindërtohet dhe në shtator të këtij viti do të presë nxënësit e saj, në një godinë të re.

Me një kapacitet prej 1300 nxënësish, kjo shkollë, e cila gjithashtu u dëmtua nga tërmeti, do të ketë në përfundim të saj 51 klasa, 6 laboratorë, bibliotekë, si dhe dy palestra.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, vizituan kantierin e shkollës, rindërtimi i së cilës është financuar nga Bashkimi Europian dhe PNUD.

“Dua të sqaroj se loti i fundit i shkollave, që po rindërtojmë pas dëmtimit nga tërmeti, është një lot ku porositësi është Bashkia e Tiranës, por zbatimi dhe financimi bëhet nga një partneritet midis Bashkimit Europian dhe PNUD-it. Kjo do të thotë se është respektuar edhe cikli i tyre i burokracisë, por ka edhe një shprehje: “Kalit të dhuruar nuk i shihen dhëmbët”. Për sa kohë që, ky financim vjen prej këtij bashkëpunimi dhe është dhuratë e këtyre dy agjencive, nuk e kemi luksin të themi ‘jo, nuk e duam’, sepse ne kemi nevojë për çdo mundësi që t’i bëjmë shkollat e Tiranës më të bukura. Kjo është arsyeja pse shkollat “Sami Frashëri”, “Lasgush Poradeci”, “Luan Hajdaraga”, “Klodian Tanushi” etj, përfunduan më shpejt, kurse shkollat e tjera jemi në një fazë më të vontë,” tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se, duke qenë se shkolla “Emin Duraku” ndodhet në një prej zonave më të shtrenjta të Tiranës, ajo është projektuar që të shfrytëzohet nga i gjithë komuniteti.

“Shkolla e re ‘Emin Duraku’ do të jetë për 100 vitet e ardhshme të Tiranës. Ka formën e një ‘L’-je, për të maksimizuar këtë hapësirë në zemër të Bllokut. E dimë që këtu është toka më e shtrenjtë, është tregu më i gjallë i pronës dhe duam që këtë aset të Bashkisë së Tiranës m’u në zemër të Njësisë 5, ta maksimizojmë. Do shfrytëzojmë të gjithë brinjën rreth shkollës, pra që të lirojmë hapësirë në mes, pa e copëtuar hapësirën;  do të ketë një shkollë komplet të re, me dy hyrje, për të lehtësuar sidomos fluksin e mëngjesit, por edhe për faktin se është në Bllok. Ka shumë institucione përreth, do të thotë se edhe lëvizja e makinave në 07:30-08:30 është vërtet e rënduar. Besoj se me zgjidhjen që na është dhënë, – ku, këtu në hyrjen klasike, nga zona e stadiumit “Dinamo” ne të kemi palestrën, – kemi përmbushur edhe ambicien tonë për shkollën komunitare,” shpjegoi ai.

Veliaj tha se në shtator edhe shkolla “Emin Duraku” i bashkohet 43 shkollave të reja të rindërtuara pas tërmetit në Tiranë.

Pas