Aktualitet

Rindërtimi i dy shkollave, Rama-Veliajt: Sa ju do qeveria juve të Tiranës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:51 - 13/01/21 |
Semiljana Azizi

Kryeministri Edi Rama ka vizituar pasditen e sotme kantieret e dy shkollave në Tiranë, “Hasan Vogli” dhe “Qazim Turdiu” si pjesë e procesit të rindërtimit. Gjatë inspektimit Rama ishte i shoqëruar nga ministri Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, mes të cilëve janë shkëmbyer dhe batuta.

Veliaj ka sqaruar kreun e ekzekutivit se shkollat që po ndërtohen nga e para në kryeqytet janë financim i qeverisë dhe jo fonde të huaja. Ndërkohë nuk mungoi as reagimi i Ramës, i cili tha: Sa ju do qeveria juve të Tiranës!

Arben Ahmetaj: Faktikisht kryeministër në këto tre muaj me procesin e rindërtimit kemi ndërtuar më shumë shkolla se janë ndërtuar në 30 vite në gjithë Shqipërisë.

Edi Rama: E di, e di. Po me ato fondet e BE ka Tirana?

Erion Veliaj: Ka Tirana ka vetëm rikonstruksione, shkollat e reja po i bën me paratë e qeverisë.

Edi Rama: Sa ju do qeveria juve të Tiranës!/Opinion.al

Pas