Politikë

Rindërtimi/ Ahmetaj: Në 2022 nuk do ketë asnjë shenjë nga tërmeti


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:50 - 05/03/21 |
Opi Nion

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, deklaroi ditën e sotme se në pranverën e vitit 2022 nuk do të ketë asnjë shenjë nga tërmeti i nëntorit 2019.

Teksa gjatë fjalës së tij ka bërë një rezyme të programit të rindërtimit, ai e ka  konsideruar si programin më të madh të punës në 30 vite, ku përfituan 45 mijë familje.

“Çdo gjurmë e tërmetit do të jetë fshirë, Shqipëria do të ketë rilindur, në një shkollë të re, në një shtëpi, në një pallat. Do të ketë rilindur te ato zemra, te ato sy, që do të përfitojnë një apartament falas, një shkollë të re për fëmijën, një infrastrukturë të re komunitare”, theksoi Ahmetaj në fjalën e tij.

Sipas Ministrit të Shtetit për Rindërtimin donacioni në 1.15 miliardë euro që u akordua për Shqipërinë në Konferencën e Donatorëve erdhi si rezultat i besimit të miqve ndërkombëtar te qeveria.

“Konferenca e Donatorëve në 17 shkurt në Bruksel mobilizoi një solidaritet të paparë më parë, në vlerën 1.15 miliardë euro. Në çfarë vendi do të kishte ndodhur kjo, nëse miqtë ndërkombëtar nuk do kishin besim te qeveria?! Sot ne kemi arritur të tërheqim 100 për qind të granteve të premtuara në Konferencën e Donatorëve. Kemi një përgëzim për shpejtësinë e tërheqjes së këtyre parive. Qeveria turke po vijon rindërtimin në Kurbin, një ndërtim spektakolar, BE po vijon rindërtimin e shkollave. Rindërtimi është një program unik, tërësisht social, me në qendër qytetarin. E gjithë zona e dëmtuar nga tërmeti, në 11 bashki, është një kantier pune. Rindërtimi është programi më i madh i punës në këto 30 vjet, përfitojnë 45 mijë familje”, tha Ahmetaj.

Ministri Ahmetaj tha gjithashtu se rindërtimi është një punë kolosale e filluar nga zero. “Ka vendosur një herë e mirë një standard të ri të rindërtimit sipas kritereve, rezistencës ndaj tërmetit sipas parimit building back beter”./Opinion.al

Pas