Kronikë

Rinas/Aksidentohet ambulanca, lëndohet pacientja dhe 1 pasagjere në mjetin tjetër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:09 - 09/01/22 |
Opi Nion

Dy gra janë plagosur pasditen e kësaj të diele gjatë një aksidenti të ndodhur në rrugën e Rinasit. Në aksident është përfshirë autoambulanca e spitalit të Fierit dhe një mjet tjetër.

“Me datë 09.01.2022, rreth orës 18:20, në rrugën e “Rinasit”, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin E. B., me mjetin e ambulancës të spitalit të Fierit. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja K. V., 26 vjeçe, dhe pasagjerja e mjetit tjetër, shtetasja R. B., 38 vjeçe, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia./Opinion.al

Pas