Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të rimbursuar kostot e trajtimit të pacientëve Covid në banesa.
Përmes një publikimi në Tuiter, Basha e ka cilësuar shumë pak këtë mundësi dhe shumë vonë në kohë.
“Shumë pak, shumë vonë. Ka mbi 6 muaj që kemi propozuar plan masash për të përballuar pandeminë. Fatkeqësisht Rama nuk e ka zbatuar. Sot e kësaj dite, Shqipëria është e fundit në çdo fushë. Ndihma ekonomike për është më e ulëta. Shëndetësia është në kolaps. Ekonomia në krizë”, shkruan Basha duke shtuar se qeveria e tij është e vetmja që mund të kujdeset për qytetarët.
“Shqipëria ka nevojë për shpresë të re. Vendi ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët e tij dhe fuqizon ekonominë. Ne jemi të vetmit që mund ta bëjmë këtë! Është koha që Shqipëria të ketë një qeveri që punon për njerëzit”, shkruan Basha./Opinion.al