Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Rilindja Urbane” dhe abuzimet e projektit në bashkinë e Belshit

2017/04/18 at 8:57 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Rilindja Urbane” dhe abuzimet e projektit në bashkinë e Belshit

Qytetari nga Belshi, Çaush Tafani, tregon për emisionin “STOP” se në emër të projektit të “Rilindjes Urbane”, bashkia i shembi objektin 3 katësh 1 km larg qendrës së qytetit. Kryebashkiaku Arif Tafani thotë se faza e dytë e projektit të “Rilindjes Urbane” e kapte edhe objektin e prishur. Por grupi prej 5 ekspertësh, përveçse pa licensë, nuk ka zbritur asnjëherë në terren, për të bërë vlerësimin e objektit. Këtë e pranon edhe njëri prej ekspertëve, Erdison Baxhija. Si përfundim, ndërtimi tre-katësh është konsideruar si një-katësh nga grupi i vlerësuesve…


“Tokën e kam blerë me dokumenta. Unë e kam marrë këtë tokë nga legalizimet, me çertifikatë pronësie, me leje ndërtimi, me lejen e bashkisë. Kati i parë ka qenë lokal-restorant, ndërsa kati i dytë dhe i tretë banesë, ku kemi jetuar 5 kurora.”

Çaush Tafani shprehet se objekti u prish sepse e kapi projekti “Rilindja Urbane”, por kur ka komunikuar me kryetarin e bashkisë Belsh i është thënë se objekti nuk ishte i përfshirë në projekt, pasi ishte 1km larg qendrës.

Gazetari – Grupi, i cili do të nxirrte çmimin për shpronësimin e objektit tuaj, a ka ardhur të bëjë matjet?

“Nuk ka ardhur fare! E kanë shpronësuar nga zyra.”

Gazetari i emisionit “STOP” iu drejtua Bashkisë Belsh dhe ka komunikuar me inxhinier Erdison Baxhija, i cili shprehet se nuk kanë qenë në objekt dhe se vlerësimi është bërë në bazë të 125 metrave katror që kanë qenë në çertifikatën e pronësisë.

Gazetari – Si mund të bëhet një vlerësim nga zyra?

Inxhinieri – …. Grupi i komisionit është ngritur nga një urdhër i brendshëm i kryetarit të Bashkisë. Grupi i punës ka qenë i përbërë nga profesionistë.”

Emisioni “STOP” ka mundur të sigurojë një dokument nga Ministria e Zhvillimit Urban, ku konstatohet se të gjithë anëtarët e grupit, i cili do të vlerësonte objektet që do të shpronësoheshin nga ky projekt, nuk janë të liçensuar, pra puna e tyre automatikisht bie poshtë.

Gazetari – Ju jeni i liçensuar?

Inxhinieri – Jo, nuk jam i liçensuar. Mendoj se kemi bërë punën tonë.

Çaush Tafani thotë se vlerësimi që është bërë për shpronësimin e objektit të tij është i vlerës 17 milion lekë të vjetra, ndërsa investimi që ka bërë shkon në 178 milion lekë të vjetra.

Gazetari – Janë 140.8 metër katror që nuk janë përllogaritur sipas çertifikatës së pronësisë.

Inxhinieri – Këtu ka qenë një gabim nga ana jonë që nuk është parë kati i parë.

Gazetari – Ku keni qenë që s’e keni parë?

Inxhinieri – Ajo është e dukshme. Kjo mund të korrigjohet me një kërkesë drejtuar Ministrisë së Zhvillimit Urban, për gabimin që është bërë nga ana jonë dhe për rivlerësimin e objektit.

Kamera e fshehtë e emisionit “STOP” ka shkuar te specialisti i financës së Belshit.

Gazetari – Do të pyesnim për këto pagesat e shpronësimeve që janë bërë për këtë projektin Rilindja, pse s’kanë kaluar?

Financieri – Për kë e ke fjalën ti?

Gazetari – Për Çaush Tafanin.

Financieri – Ne e kemi çuar në Tiranë komplet, se i plotësojmë të gjithë dokumentat dhe ja dërgojmë Tiranës, se ata e kanë fondin.

Gazetari – Kur ja keni dërguar?

Financieri –  Ohu, këto janë dërguar… kanë kohë.

Çfarë do të ndodhë me Çaush Tafanin, a do të rivlerësohet objekti i tij dhe a do t’i marrë ndonjëherë ato para?/tvklan.al

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: belshiprishja e ndertesesrilindja urbane


Ju sugjerojmë

Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet, 34 të vrarë në Gaza

9 Gusht, 2025 10:40 pm
Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor
Bota

Greqia i vjen në ndihmë Gazës, lëshon 8.5 ton ushqime për palestinezët

9 Gusht, 2025 9:45 pm
“E ardhmja nuk vendoset pa ukrainasit”, Macron do Zelenskyn në tryezën Trump-Putin
Bota

“E ardhmja nuk vendoset pa ukrainasit”, Macron do Zelenskyn në tryezën Trump-Putin

9 Gusht, 2025 9:18 pm
Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele
Bota

Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele

9 Gusht, 2025 8:51 pm
Iran/ Dhunohet një grua, autori e godet pasi nuk kishte vënë shaminë
Bota

Iran/ Dhunohet një grua, autori e godet pasi nuk kishte vënë shaminë

9 Gusht, 2025 8:21 pm
Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit
Aktualitet

Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit

9 Gusht, 2025 7:34 pm
Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine
Kronikë

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine

9 Gusht, 2025 7:03 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Rusia i bashkohet vendeve të tjera, dënon planin e Izraelit për të pushtuar Gazën

9 Gusht, 2025 6:58 pm
BE po “mendon” organizimin e bisedimeve për paqe me Rusinë, Zelensky: Nuk i besoj Putinit
Bota

Zelensky flet në telefon me Macron, Starmer dhe liderë të tjerë evropianë

9 Gusht, 2025 6:53 pm
Zbulohet shënimi i fundit, çfarë shkroi dy ditë para vdekjes Mbretëresha Elizabeth
Bota

Zbulohet shënimi i fundit, çfarë shkroi dy ditë para vdekjes Mbretëresha Elizabeth

9 Gusht, 2025 6:46 pm
Para
Ironizon Roza Lati: ‘T’më çojë i dashuri në Maldive? Pse Aurela Hoxha jam unë?’

Ironizon Roza Lati: ‘T’më çojë i dashuri në Maldive? Pse Aurela Hoxha jam unë?’

Koço Kokëdhima: PS në situatën më të keqe historike, nuk merr dot as 60 mandate

Pse u anulua takimi Rama-Kokëdhima? “Emrat e “Zgjidhjes” në listat e PS”

Pas Trump edhe Putin uron Erdogan

Pas Trump edhe Putin uron Erdogan
















TE FUNDIT

Izraeli nuk ndal sulmet, 34 të vrarë në Gaza

Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza
9 Gusht, 2025

Agjencia e mbrojtjes civile e Gazës tha se të paktën 34 persona u vranë të shtunën, përfshirë edhe ata që...

Lexo më shumë

Greqia i vjen në ndihmë Gazës, lëshon 8.5 ton ushqime për palestinezët

Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor
9 Gusht, 2025

Forcat e Armatosura Greke, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të Ministrive të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes Kombëtare me autoritetet kompetente...

Lexo më shumë

“E ardhmja nuk vendoset pa ukrainasit”, Macron do Zelenskyn në tryezën Trump-Putin

“E ardhmja nuk vendoset pa ukrainasit”, Macron do Zelenskyn në tryezën Trump-Putin
9 Gusht, 2025

"E ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit", përsëriti Emmanuel Macron , i cili foli sot në telefon...

Lexo më shumë

Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele

Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele
9 Gusht, 2025

Pas një rasti të dyshuar sulmi seksual nga një azilkërkues në Epping, qytete në të gjithë Britaninë janë përfshirë nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com