Politikë

Rikthimi në PD/Topalli:Kuvendi bëri ndarjen nga pazaret,Kokalarit s’i flas sepse…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:48 - 06/05/22 |
Opi Nion

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për Kuvendin e 30 prillit, në të cilin ajo ishte i pranishëm.

Topalli tha se ky Kuvend bëri ndarjen e partisë nga “pazaret” dhe nu distancua nga bojkoti dhe djegia e mandateve.

“Kuvendi bëri ndarjen nga pazaret. Ky Kuvend me rezolutën e tij, u distancua nga bojkoti, nga djegia e mandateve. Në njëfarë mënyrë u kërkoi falje shqiptarëve, për koston dhe dëmin që u ka shkaktuar shqiptarëve. Është pika kur një forcë politike ndahet nga historia e një dekade, që ishte më shumë biznes politik. Ju e quajtët saga, unë do ta quaj proces. Një forcë politike që është dëmtuar aq rëndë, ka nevojë për një proces, që nuk është as i thjeshtë dhe as i shkurtër. Për gjashtë muaj ka patur aq zhvillime dhe reflektim, sa ka të gjithë probabilitetin, për të hyrë në një fazë tjetër të këtij procesi që do të rizgjojë shpresën dhe besimin”,-tha Topalli.

Topalli ka komentuar edhe deklaratën e Evi Kokalarit në një studio televizive, e cila deklaroi se ajo nuk i flet dhe e shmang.

Ajo tha se nuk ka njohje dhe miqësi me Kokalarin.

Zonja Topalli, Evi Kokalari tha se nuk i flisni asaj dhe i shmangni gratë…

Topalli: Jo. Nuk është ashtu. Nuk kemi miqësi, nuk njihemi.

Pas