Aktualitet

Rikthimi në burg i Bllakos/Berisha: Proces negociatash dhe me të tjerë që mos të flasin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:09 - 11/11/22 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e kësaj të premteje akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar SPAK-un të mbyllë hetimet për inceneratorin e Elbasanit. Ai e cilësoi mbylljen e hetimeve një akt të mirëfilltë kriminal.

Ndër të tjera, kryedemokrati foli dhe për vendimin e Gjykatës e cila riktheu në burg ish-deputetin socialist Alqi Bllako.

Berisha u shpreh se riarrestimi i Bllakos nuk është gjë tjetër vetëm se një proces negociatash dhe me të akuzuarit e tjerë që të mos flasin.

“Edi Rama urdhëroi SKAP-in e partisë të mbyllë hetimet për djegësin e Elbasanit. Një akt i mirëfilltë kriminal. Dosja e Elbasanit është dosja e parë e organizatës kriminale që kryeson Edi Rama, por është dy herë më e madhe ajo e Fierit dhe katër herë më e madhe ajo e Tiranës. Ato janë të lidhura pazgjidhshmërisht. Askush përveç SKAP-it të partisë nuk mund t’i zgjidhë ato. SKAP-i partisë shkelmoi mbi të gjitha shkeljet e Edi Rarmës, Agaçit dhe të tjerëve edhe në rastin e Elbasanit. SKAP-i i partisë së tij injoroi faktin se Edi Rama futi në zjarr dhe dogji planin e veprimit të hartuar me 4 milionë euro nga BE për mbetjet. Edi Rama për krijimin e ndërmarrjes së tij për djegësa, grisi vendimin e Agjencisë së Prokurimeve Publike, që i thotë se kjo formë me negociata të mbyllura, nuk ekziston. SKAP-i i partisë e legjitimon me një akt kriminal. SKAP-i i partisë injoroi faktin se janë kryer 17 procedura nga Agaçi i Ramës në 24 orë, janë mbledhur 17 firmë, që nuk ndodh në histori përveç gjendjeve super të jashtëzakonshme. SKAP-i i partisë kërkon të mbyllë aferën me Lefter Kokën. Nuk kam asnjë sentiment për të, por Lefter Koka në buxhetin e tij të Ministrisë së Mjedisit ka pasur zero buxhet, zero lekë. Lefter Koka nuk mund të ndërtonte kurrë asnjë djegës në Elbasan, Fier apo Tiranë. Të gjithë lekët janë nxjerrë nga fondi i emergjencave të Këshillit të Ministrave me firmat e Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt. Pra është Edi Rama që vodhi fondin e Këshillit të Ministrave për ndërmarrjen që krijoi.
SKAP-i partisë nuk njeh ligj, moral, normë dhe standard. Riarrestimi me negociata i famozit Alqi Bllako nuk është gjë tjetër vetëm një proces negociatash dhe me ata të tjerët që janë akuzuar që mos flasin e të dalin shumë shpejt nga procesi nga burgu”, u shpreh Berisha./Opinion.al

 

 

Pas