Një grup deputetësh holandezë kanë hartuar mocionin për anulimin e përkohshëm të lëvizjes së lirë për shqiptarët në Bashkimin Europian. Megjithëse ministrat e qeverisë u shprehën kundër, ky propozim do të hidhet për votim nesër, më 16 prill.
Mocioni u depozitua nga ligjvënësja kristiandemokrate, Madeleine van Toorenburg, ndërsa ka edhe 3 bashkautorë të tjerë, Jeroen van Wijngaarden, Jasper van Dijk dhe Nico Drost.
Van Toorenburg pretendon në argumentet e saj se në Holandë ka 6 herë më shumë shqiptarë nga sa janë të regjistruar zyrtarisht. Propozuesit e masës kanë vënë në dukje faktin që ka pasur një rritje të konsiderueshme, sipas tyre, të aktiviteteve kriminale nga mafia shqiptare në Holandë./Opinion.al