Ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit që riktheu sekuestron e pasurive të tij, raporton A2.
Kujtojmë se ditë më parë kjo gjykatë vlerësoi se Llalla duhet të gjykohet për akuzën e “mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë”, dhe vendosi risekuestron e pasurive të tij.
Ky vendim dikton “ngrirjen” e një apartamenti të Llallës në Durrës, si edhe 4 sipërfaqe trualli, gati 20 mijë metra katrorë në total./Opinion.al