Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rikthimi i ikonës

2024/12/18 at 2:36 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Rikthimi i ikonës

Nga Albatros Rexhaj

Kur një artist thyhet diçka e madhe përmbyset nga brenda, sepse mënyra si një artist e përjeton dhimbjen shkon përtej të zakonshmes. Ashtu siç e përqafon të bukurën, dhe atë, me artin e vet, ia pasqyron të gjithë  botës, artisti, po njësoj, e përqafon edhe dhimbjen dhe të gjithën e ndrydh në vete. Prandaj edhe i jap shumë të drejtë Blendi Fevziut kur thotë që jetesa në Penn Station, si e pastrehë, është zgjedhje e Parashqevi Simakut, është mënyrë për t’i dhënë një kuptim dhimbjes brenda vetes. Por ajo që Parashqevia nuk ka mundur ta imagjinojë është që, ashtu siç ndër vite ia kemi ndier bukurinë e artit, po njësoj tani e kemi ndier edhe dhimbjen e saj. Aty këtu mund të dalë ndonjë që synon të bëjë interesantin me komente e teori dashakeqe, por shumica dërrmuese e shqiptarëve duan të jenë afër idhullit të rinisë së tyre.

Jam krenar që i takoj brezit ku të gjithë, të vegjël e të mëdhenj, ushqenim dashuri platonike për Parashqevinë. Edhe unë jam një nga ata që ka ngelur i ngujuar, me telefon në dorë, që nga momenti kur Blendi Fevziu e ka publikuar videon e transmetuar nga ABC7, hera herës pa frymë, e hera herës në lot nga trishtimi që ndieja. E kisha shumë të vështirë që të bëja lidhjen mes asaj që më shihnin sytë dhe idhullit të fëmijërisë sime. Gjithçka ishte thjesht shumë e rëndë.

E pranoj që gjithsecili ka mendimin e vet, dhe po ashtu e pranoj që ka shumë njerëz hallexhinj, nga pensionistet me 8000 lekë të reja e kushedi çfarë tjetër, por, përkundër listës së gjatë të halleve dhe nevojave, fuqia dhe vlera e një kombi matet edhe nga mënyra si i trajton ikonat e veta. Dhe Parashqevia ishte, është dhe do të ngelet ikonë që i mbijeton kohëve dhe sistemeve. Dhe si e tillë ajo e meriton simpatinë, ndihmën dhe kujdesin tonë.

Kisha dëgjuar zëra që Elton Ilirjani është një njeri me zemër të madhe, dhe vërtet jemi me fat që këto nuk dolën thjesht fjalë. Me 12 milionë ndjekës në instagram, dhe me miliona dollarë pasuri, Eltoni nuk ka nevojë për vëmendjen dhe klikimet e shqiptarëve. Shihet nga avioni që gjithçka është e pastër dhe e sinqertë.

Sot jetojmë në kohë rrjetesh sociale. Transmetimi pothuajse LIVE i situatës (me video, me postime e story) është thjesht mënyra si sot funksionon bota. Dhe, me mjetet e kohës, Eltoni u bë ura e shqiptarëve me Parashqevinë. Ai e bëri atë që do të duhej ta bënte shteti, sado që lista e halleve dhe e nevojave është e gjatë. Uroj vetëm që të mos zhgënjehet nga ndonjë koment idiot që mund të shfaqet rrugës.

Nuk e di nëse Parashqevi Simaku do t’i kthehet muzikës (personalisht do të doja të shkoja në një koncert solemn të sajin), por uroj nga zemra që ajo të rimëkëmbet, ta marrë veten dhe të shkëlqejë përsëri. Jam shumë i bindur që vetëm kështu, duke e kuruar trupin dhe shpirtin, do të gjejë rrugën e bashkimit me të birin. Edhe Zoti është gjithmonë në anën e një nëne, dhe nuk kam asnjë dyshim që do të jetë edhe në anën e Parashqevisë.

P.S

Me kujdesin e treguar gjatë postimit të videos së transmetuar nga ABC7, dhe sidomos me kujdesin që të mos ndajë me opinionin shumë nga informacionet e natyrës private mbi jetën e Parashqevisë, Blendi Fevziu ka treguar një etikë të lartë profesionale që mungon në diskursin tonë publik. Si një fans i përjetshëm i Parashqevisë ndihem thellësisht falënderues.

Ju sugjerojmë

Hapen negociatat për grupkapitullin e fundit, Rama: Ecim me të njëjtin intensitet
Kryesore

Hapen negociatat për grupkapitullin e fundit, Rama: Ecim me të njëjtin intensitet

17 Nëntor, 2025 9:51 am
Hapen të gjithë kapitujt me BE, Rama dhe Kos presin tortën me flamurin e Shqipërisë
Aktualitet

Hapen të gjithë kapitujt me BE, Rama dhe Kos presin tortën me flamurin e Shqipërisë

17 Nëntor, 2025 9:48 am
Shqipëria hap selinë në BE, Kos: Kjo është shtëpia juaj, Rama: Dikur ishte…
Kryesore

Shqipëria hap selinë në BE, Kos: Kjo është shtëpia juaj, Rama: Dikur ishte…

17 Nëntor, 2025 9:16 am
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

PD nis sot protestat, “Foltore” para Kryeministrisë

17 Nëntor, 2025 9:15 am
Konferenca e 7-të Ndërqeveritare, Kos: Shqipëria, përparim gjigant
Kryesore

Konferenca e 7-të Ndërqeveritare, Kos: Shqipëria, përparim gjigant

17 Nëntor, 2025 8:36 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 17 nëntor

17 Nëntor, 2025 8:34 am
Auto-Skicë
Kryesore

Horoskopi, 17 nëntor 2025

17 Nëntor, 2025 8:33 am
Kombëtarja mbyll me humbje përballjen me Anglinë
Kryesore

Kombëtarja mbyll me humbje përballjen me Anglinë

16 Nëntor, 2025 8:25 pm
Nga Gjimshiti tek Hoxha, formacioni i Sylvinos në përballjen me Anglinë
Kryesore

Nga Gjimshiti tek Hoxha, formacioni i Sylvinos në përballjen me Anglinë

16 Nëntor, 2025 5:59 pm
Zyrtarët amerikanë u rikthyen në SPAK/ Berisha: Nuk e besoj kurrë se Trump mbështet prokurorinë si krah politik 
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Fillimi i platformës parlamentare

16 Nëntor, 2025 1:09 pm
Para
“Non grata” nga SHBA, ish-zv/kryeministri shqiptar në kërkim ndërkombëtar! Dyshohet se Artan Grubi ndodhet në Kosovë 

“Non grata” nga SHBA, ish-zv/kryeministri shqiptar në kërkim ndërkombëtar! Dyshohet se Artan Grubi ndodhet në Kosovë 

Begaj pret Këshillin Koordinues të Diasporës Shqiptare, vota e diasporës arsyeja përse dekretova 11 majin 

Begaj pret Këshillin Koordinues të Diasporës Shqiptare, vota e diasporës arsyeja përse dekretova 11 majin 

Foto/ Kryeministri Rama takohet me komisioneren për Zgjerimin 

Foto/ Kryeministri Rama takohet me komisioneren për Zgjerimin 

TE FUNDIT

Hapen negociatat për grupkapitullin e fundit, Rama: Ecim me të njëjtin intensitet

Hapen negociatat për grupkapitullin e fundit, Rama: Ecim me të njëjtin intensitet
17 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për mediat në Bruksel Shqipëria ka bërë hapa të jashtëzakonshëm, duke shtuar...

Lexo më shumë

Hapen të gjithë kapitujt me BE, Rama dhe Kos presin tortën me flamurin e Shqipërisë

Hapen të gjithë kapitujt me BE, Rama dhe Kos presin tortën me flamurin e Shqipërisë
17 Nëntor, 2025

Komisionerja Marta Kos, në fund të konferencës për shtyp në Bruksel, bëri dhuratë një tortë me flamurin e Shqipërisë dhe...

Lexo më shumë

Shqipëria hap selinë në BE, Kos: Kjo është shtëpia juaj, Rama: Dikur ishte…

Shqipëria hap selinë në BE, Kos: Kjo është shtëpia juaj, Rama: Dikur ishte…
17 Nëntor, 2025

Një prag të hapjes së grupkapitullit të fundit të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, ka hapur dyer në Bruksel...

Lexo më shumë

PD nis sot protestat, “Foltore” para Kryeministrisë

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
17 Nëntor, 2025

PD nis sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara godinës së kryeministrisë një protestë ndryshe, ku nëpërmjet një platforme të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com