Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rikthimi i Bashës? Alizoti: Nuk ka më logjikë politike, është marrëzi

2023/06/10 at 6:48 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rikthimi i Bashës? Alizoti: Nuk ka më logjikë politike, është marrëzi

Deputeti Tomor Alizoti gjatë një interviste televizive ka folur për situatën e krijuar në PD dhe tentativën e dukshme të Bashës për t’u rikthyer në krye të saj.

Përballë gazetares Nisida Tufa, Alizoti tha se Basha nuk ka bërë asnjë minutë në jetën e tij partiake dhe se është produkt i Berishës.

“Opozita sot me ato vota që ka që janë të alokuara tek Berisha, janë një bazë e madhe opozitare”, u shpreh ndër të tjera Alizoti.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Nisida Tufa: Çfarë treguan zgjedhjet?

Tomor Alizoti: Shqipëria ka 30 vite me problemin themelor të demokracisë, zgjedhjet.

Sa kalon koha, zgjedhjet në vend po bëhen të pamundura.

Ky sistem të mundet me zgjedhje normale është e pamundur. Duhet që opozita dhe shoqëria të prodhojë një numër votash maksimal. Duhet një numër maksimal votash që të prodhojë ndryshimin, ndryshe është e pamundur përballë makinacioneve të qeverisë dhe mafias.

Në qarkun tim, Ministria e Brendshme ka qenë e gjitha në Berat.

Nëse nuk prodhohet një lëvizje e madhe popullore opozita nuk mund të fitojë dot në Shqipëri.

Problemi në vend është ndërhyrja në zgjedhje, dikur ishe amatoreske sot është një industri. Nuk mund të përdorësh administratën si një armatë për interesat e tua.

Nëse përdor paranë e pisët, po të shohësh edhe rënien e monedhave, sillet monedhë e huaj me shumicë, që bëri rënien e valutës. Kjo ndodh çdo herë për zgjedhje. Ky është një element shumë i rëndësishëm e problematik. Një tjetër arsye për rezultatin e zgjedhjeve është situata në PD dhe fakti që opozita nuk po arrin të nxjerrë një alternativë.

Nisida Tufa: Pas zgjedhjeve patëm rishfaqje të ish kreut të PD Basha. Si e patë këtë rikthim të tij?

Tomor Alizoti: Dalja në skenë e një njeriu që nuk ka prodhuar gjë gjatë karrierës së tij, e priti që të arrinte partia e tij një rezultat e të vijë tani si shpëtimtar…

Zoti Basha është totalisht produkt i Berishës, nuk ka bërë një minutë në jetën e tij jetë partiake. Erdhi e u bë ministër. Provoi të gjitha postet e nuk kishte sukses. Kjo nuk ka më logjikë politike, është marrëzi.

Nisida Tufa: Mund të sjelli diçka të re ai?

Tomor Alizoti: Bashën e ka mbajtur në politikë vetëm Sali Berisha.

Në sytë e mi Basha nuk është politikan. Riardhja në këtë skenë është e turpshme. Njeriu duhet të ketë një lloj karakteri dhe kufiri tek vetja. Po të shihni edhe mbledhje në PD. Të fusësh njerëz në një mbledhje, kjo është fyese për të gjithë, qofshin demokratë apo jo. Të fyhen deputetët se përse mendojnë ndryshe? Basha kërkon të rikthehet me metodat e tij hileqare e të marrë dyqanin e tij. Unë mendoj që do ja arrijë.

Nisida Tufa: Mbështesni sprapsjen e Berishës?

Tomor Alizoti: Mbështes çdo opozitar që ka një aksion politik për të kundërshtuar pushtetin. Berisha ka ende aksion politik. Berisha duke i pasur të gjithë kundër solli një rezultat që gjithsesi nuk ishte i mjaftueshëm. Pra ai ka aksion politike por jo mjaftueshëm. Opozita sot me ato vota që ka që janë të alokuara tek Berisha, janë një bazë e madhe opozitare.

Ky grupim është aksioni më i madh i opozitës shqiptare. Beteja Basha-Berisha nuk sjell asgjë të mirë për opozitën.

Nisida Tufa: Keni folur për krijimin e një konfederate të opozitës.

Tomor Alizoti: Krijimi i konfederatës, sjell që të gjithë ta që mendojnë ndryshe nga Berisha e Basha te bëjnë opozitë përballë pushtetit.

Nisida Tufa: Berisha ka deklaruar se mund të ulet me çdo deputet të PD veç Bashës e Alibeajt

Tomor Alizoti: Demokratët i kanë dhënë kësaj force koha nga koha e tyre.

Etiketa: alizotiberisha

Ju sugjerojmë

Ukrainë, katër të vrarë nga bombardimet ruse
Bota

Ukraina urdhëron më shumë evakuime teksa Rusia shton presionin në fushëbetejë

14 Gusht, 2025 10:22 pm
Serbi/ Studentët dalin në protestë, në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiç
Rajoni

Serbi/ Studentët dalin në protestë, në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiç

14 Gusht, 2025 9:53 pm
Vrau 14-vjeçarin në Maliq, autori i mitur lë spitalin dhe dërgohet në komisariat
Aktualitet

Vrau 14-vjeçarin në Maliq, autori i mitur lë spitalin dhe dërgohet në komisariat

14 Gusht, 2025 9:19 pm
OKB bën thirrje për presion ndaj talibanëve për shkak të shkollimit të vajzave
Bota

OKB bën thirrje për presion ndaj talibanëve për shkak të shkollimit të vajzave

14 Gusht, 2025 8:49 pm
Kërcënimi i Trump se do të bombardojë Iranin, reagon republika islamike
Bota

Khamenei i gatshëm për dialog me SHBA-në mbi marrëveshjen bërthamore

14 Gusht, 2025 8:34 pm
Rusia shpall Reporterët pa Kufij “organizatë të padëshirueshme”
Bota

Rusia shpall Reporterët pa Kufij “organizatë të padëshirueshme”

14 Gusht, 2025 8:06 pm
Maliq/Vrasja e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij, shoqërohen disa të mitur
Aktualitet

Maliq/Vrasja e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij, shoqërohen disa të mitur

14 Gusht, 2025 7:50 pm
Studentët serbë paralajmërojnë protestë në mbrëmje: Serbi zgjohu!
Rajoni

Studentët serbë paralajmërojnë protestë në mbrëmje: Serbi zgjohu!

14 Gusht, 2025 7:27 pm
Sherr me thika në Maliq, humb jetën 14-vjeçari
Te Fundit

Sherr me thika në Maliq, humb jetën 14-vjeçari

14 Gusht, 2025 6:59 pm
17 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Bota

17 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

14 Gusht, 2025 6:47 pm
Para
Papa vijon të qëndrojë në spital, anulohen të gjitha takimet deri më 18 Qershor

Papa vijon të qëndrojë në spital, anulohen të gjitha takimet deri më 18 Qershor

Video/Përballja mes Interit dhe Manchester City, kupa mbërrin në stadiumin “Ataturk”

Video/Përballja mes Interit dhe Manchester City, kupa mbërrin në stadiumin “Ataturk”

Vrasja e Ardian Nikulaj, Lala: Një grua ka treguar për hetuesit lëvizjet e vrasësit

Lala: Dako ka kërkuar të qëndrojë në një qeli me Alqi Bllakon

TE FUNDIT

Ukraina urdhëron më shumë evakuime teksa Rusia shton presionin në fushëbetejë

Ukrainë, katër të vrarë nga bombardimet ruse
14 Gusht, 2025

Ukraina urdhëroi më shumë evakuime në lindje, nga një qytet pranë zonës ku ushtria e Moskës bëri së fundi një...

Lexo më shumë

Serbi/ Studentët dalin në protestë, në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiç

Serbi/ Studentët dalin në protestë, në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiç
14 Gusht, 2025

Një numër i madh protestuesish janë mbledhur sonte në Beograd dhe para turmës është vendosur një kordon policie që bllokon...

Lexo më shumë

Vrau 14-vjeçarin në Maliq, autori i mitur lë spitalin dhe dërgohet në komisariat

Vrau 14-vjeçarin në Maliq, autori i mitur lë spitalin dhe dërgohet në komisariat
14 Gusht, 2025

Autori i mitur i vrasjes së 14-vjeçarit në fshatin Pirg të Maliqit ka lënë pak momente më parë ambientet e...

Lexo më shumë

OKB bën thirrje për presion ndaj talibanëve për shkak të shkollimit të vajzave

OKB bën thirrje për presion ndaj talibanëve për shkak të shkollimit të vajzave
14 Gusht, 2025

Kombet e Bashkuara bën thirrje që shtetet të ushtrojnë presion diplomatik ndaj sundimtarëve talibanë në Afganistan, duke thënë se ndalesa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com