Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent unik në botë

2025/12/14 at 10:14 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent unik në botë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në hapje të podkastit “Flasim” vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të kalaur për gjykim çështjen e Belinda Ballukut dhe njëkohësisht duke pezulluar vendimin e GJKKO-së dhe duke e rikthyer në postet zyrtare.

Ndër të tjera, Rama foli dhe për kërkesat e gjyqtarëve për të rritur pagat e tyre.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese hoqi pezullimin e zv. Kryeministres dhe vendosi ta gjykojë çështjen në themel në fund të janarit. Në aspektin ligjor u eliminua një precedent unik në botë dhe u zmbraps nga gjykata me e lartë e vendit, një brutalitet alla shqiptarçe në interpretimin e ligjit, i cili goditi organizmin demokratik të shtetit.

Ndërsa në aspektin ndërinstitucional, kjo befasi antikushtetuese dhe antidemokratike, ku një prokuror dhe një gjykatës, morën kompetencat e Kryeministrit, Presidentit, Parlamentit, duke tollovitur shtetin e duke e kthyer një proces ligjor, në një gjyq partizan jashtë kornizës së ligjit, kërkon medoemos një reflektim po kaq ndërinstitucional.

Jo thjeshtë e vetëm mbi këtë rast, po në tërësi mbi simptomat shqetësuese të ushtrimit me papërgjegjshmëri të pavarësisë së pushtetit të ri të drejtësisë, duke e bërë në, jo një rast, kurën, më të dëmshme se sa sëmundja që  luftojmë bashkërisht. Kjo shkrepëtimë nuk erdhi në qiell të pastër dhe nuk erdhi as e vetme për fat të keq ose ndoshta për fat të mirë, sepse paralelisht me pezullimin antikushtetues të një ministri, u shpërfaq, këtë here, jo falë, një prokurori e një gjykatësi të vetëm, po falë dy shoqatash të gjyqtarëve të Shqipërisë, një tjetër brutalitet alla shqiptarçe, me hapjen e një gjyqi nga gjykatesit për të rritur pagat e tyre.

Po, po e dëgjuat mire, gjykatësit duan të rrisin vetë pagat e tyre.

Jo për herë të parë, fatkeqesisht, po për herë të dytë, ata duan të marrin përsëri kompetencat e qeverisë e të parlamentit, duke u treguar, jo thjeshtë të zgjedhurve, po vetë zgjedhësve, se mbi vullnetin e tyre dhe përtej kufijve kushtetues mes pushteteve, qëndrojnë ata, togat e zeza të Shqiperisë, me pushtetin suprem të çekiçit të drejtësisë të pavarësuar nga politika tanimë. Dhe atë çekiç që Republika ua ka besuar për interesin e saj të lartë të drejtesisë së barabartë për të gjithë, ata mund ta përdorin kur të duan për të hapur me dhunë arkën e buxhetit të shtetit, e për t’ja rritur rrogat vetes, dhe sa përkatësisht 1600 euro plus në muaj për gjykatat e prokuroritë e zakonshme dhe 3100 euro plus në muaj për Gjykatën Speciale e për Spak-un.

Një shprehje e urtë italiane thotë “due indizzi non fanno una prova”, dy indicie nuk përbejnë një provë – çka sot ne fakt po të shohësh se si fajësohet njeriu në mexhelisin tonë politik e mediatik, përbejnë, jo një provë, po dy dënime.

Por unë, nuk do ta ndjek kurresesi logjikën e mbrapshtë të dënimit me indicie, as në këtë rast, po do të mbetem tek bindja se këto dy indicie tejet shqetësuese nuk provojnë se protagonistëve të pavarësisë së drejtësisë u ka marrë koka erë dhe u është mbushur mendja se ata janë shteti, ligji e drejtësia, si puna e ca trimoshave të BKH-së, për të cilët kam dëgjuar shumë çudira, po kishin ardhur një ditë në godinën e Këshillit të Ministrave, e nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së sigurisë së lartë, të Gardës së Republikës.

Pra, nuk dua kurresesi të them se ferrat e mendësive e sëmundjeve të vjetra, e kanë marrë uratën e drejtësisë së re, por dua të ndaj me të gjithë  bindjen se ka ardhur koha e një reflektimi serioz, profesional dhe ndërinstitucional, për të ndarë beben e sapolindur nga ujërat e pistë, në një proces historik, ku duhet të garantojmë medoemos suksesin e Reformës në Drejtësi, duhet të garantojmë  pavarësinë e gjyqësorit, po ku po ashtu, nuk mundet kurrësesi të lejojmë medoemos që kura të bëhet problem më i madh se sëmundja, duke rrezikuar liritë, të drejtat dhe frymëmarrjen e administratës e të ekonomisë së vendit”, tha Rama.

Ju sugjerojmë

Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve
Bota

Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve

14 Dhjetor, 2025 3:14 pm
Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin
Sport

Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin

14 Dhjetor, 2025 3:13 pm
Zelensky: Perëndimi do të diskutojë për dislokimin e trupave në Ukrainë
Bota

Zelensky: Ukraina heq dorë nga anëtarësimi në NATO

14 Dhjetor, 2025 3:11 pm
Të shtëna me armë zjarri në Sydney, 12 viktima dhe disa të plagosur
Bota

Të shtëna me armë zjarri në Sydney, 12 viktima dhe disa të plagosur

14 Dhjetor, 2025 3:08 pm
Noka “thumbon” Salianjin: E nisi si “shpëtimtar” i PD, por kërkon një karrige
Politikë

Noka “thumbon” Salianjin: E nisi si “shpëtimtar” i PD, por kërkon një karrige

14 Dhjetor, 2025 2:56 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Zbulohet data, kur do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

14 Dhjetor, 2025 2:52 pm
Berisha: Rama kërkoi çarmatosjen e agjentëve të BKH te Kryeministria
Kryesore

Berisha: Rama kërkoi çarmatosjen e agjentëve të BKH te Kryeministria

14 Dhjetor, 2025 1:08 pm
“Ca trimosha të BKH erdhën te Kryeministria”- Rama: Nuk donin të linin patllaken…
Kryesore

“Ca trimosha të BKH erdhën te Kryeministria”- Rama: Nuk donin të linin patllaken…

14 Dhjetor, 2025 12:46 pm
Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA
Bota

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

14 Dhjetor, 2025 11:20 am
Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të shpallur në kërkim për ndotje mjedisore
Kronikë

Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të shpallur në kërkim për ndotje mjedisore

14 Dhjetor, 2025 10:42 am
Para
Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të shpallur në kërkim për ndotje mjedisore

Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të shpallur në kërkim për ndotje mjedisore

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

“Ca trimosha të BKH erdhën te Kryeministria”- Rama: Nuk donin të linin patllaken…

“Ca trimosha të BKH erdhën te Kryeministria”- Rama: Nuk donin të linin patllaken...

TE FUNDIT

Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve

Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve
14 Dhjetor, 2025

Shërbimi Danez i Inteligjencës së Mbrojtjes (DDIS) ka përfshirë për herë të parë SHBA-të në listën e kërcënimeve ndaj Danimarkës,...

Lexo më shumë

Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin

Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin
14 Dhjetor, 2025

Të apasionuar të shumtë pas futbollit dhe Lionel Messi-t mbushën stadiumin 80 mijë vendësh të ‘Salt Lake’. E gjitha me qëllim...

Lexo më shumë

Zelensky: Ukraina heq dorë nga anëtarësimi në NATO

Zelensky: Perëndimi do të diskutojë për dislokimin e trupave në Ukrainë
14 Dhjetor, 2025

Ukraina ka hequr dorë nga ambicia e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s në këmbim të garancive...

Lexo më shumë

Të shtëna me armë zjarri në Sydney, 12 viktima dhe disa të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Sydney, 12 viktima dhe disa të plagosur
14 Dhjetor, 2025

12 persona janë vrarë pasi dy persona të armatosur hapën zjarr ndaj një turme në Bondi Beach rreth orës 18:47...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com