Shqipëria luan me Kilin në Parma. Dueli miqësor i dy kombëtareve është i pari në histori, teksa sfida do marrë jetë të premte në orën 19:00 në stadiumin e Parmës në Itali.
Për këtë duel kundër një prej ekipeve më të forta në Amerikën e Jugut, braziliani Sylvinho ka të gatshëm 26 futbollistë. Vlera totale e kuqezinjve në këtë grumbullim të fundit kap shifrën e 122.70 milionë eurove.
Kjo është shuma e të gjithë djemve në total, duke lënë pas Kilin me 74.48 milionë euro. 48.22 milionë euro është diferenca mes dy skuadrave, me tanët që kanë vlerë më të madhe edhe për shkak se Kili ka grumbulluar 16 lojtarë për këtë sfidë.
Mosha mesatare e tanëve është 27.1 vjeç, ndërsa e Kilit 28 vjeç. Kili renditet në pozitën e 42 në botë si ekip, ndërsa tanët në vendin e 64.
Lojtari më i shtrenjtë i tanëve është Armando Broja, me vlerën 28 milionë euro, ndjekur nga Asllani me 16 mln euro. Lojtari më i shtrenjtë i Kilit në këtë grumbullim është mbrojtësi Guillermo Maripan i Monaco, që kushton 10 milionë euro. Në listën e Kilit ka emra si Alexis Sanchez apo edhe Eduardo Vargas.
Në shifra, kuqezinjtë e kanë fituar duelin me Kilin, teksa fusha do flasë të premte.