Aktualitet

Rikthimet nga Siria, Yuri Kim flet për përballje me drejtësinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:13 - 28/10/20 |
Opi Nion

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka vlerësuar kthimin e fëmijëve shqiptarë nga kampi Al-Hol në Siri, ndërsa ka deklaruar se atëherë kur është  e nevojshme, të rriturit duhet të përballen me drejtësinë.

“Është e mrekullueshme të shohësh këta fëmijë të pafajshëm të jenë të lirë nga ISIS. Shpresoj që hapa të tjerë do të merren në vijim. Qeveria duhet t’i riatdhesojë qytetarët e saj nga Siria, në mënyrë që të kenë mundësinë të rehabilitohen dhe kur justifikohet ,edhe të përballen me drejtësinë”, shkruan Ambasadorja Kim në një postim në tuiter.

Kujtojmë se ky qëndrim i Kim vjen pas lajmit se SPAK do të therrasë në pyetje Floresha Rashën, e cila u riatdhesua një ditë më parë me tre fëmijët e saj./Opinion.al

 

Pas