Kryesore

Rikthimet në PD/Berisha: I vonuar, Murrizi e Hajdari s’devijuan nga qëndrimi…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:01 - 06/05/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur edhe për rikthimet në Partinë Demokratike, që u konkretizuan në Kuvendin e 30 prillit.

Sipas Berishës vendimi për rikthimin e tyre jo vetëm se ishte i duhuri por ishte i vonuar. Ndër të tjera ish-kryeministri u shpreh se Murrizi dhe Hajdari nuk kishin devijuar nga qëndrimi opozitar dhe kanë qenë kundër djegies së mandateve.

Politika ka një moral. Myslim Murrizi, Rudina Hajdari ishin dy deputetë që nuk u pajtuan me djegien e mandateve nga PD. Në Kuvendin e 30 prillit u votua një rezolutë ku dënohej ky akt dhe përcaktohej. Zoti Murrizi dhe zonja Hajdari meritonin plotësisht vendet e tyre në PD për qëndrimet që mbajtën. Asnjëri prej tyre nuk devijuan nga qëndrimi opozitar. Në këtë kontekst, në politikë nëse njeh gabimet, denoncon gabimet, je i detyruar t’u japësh të drejtën atyre që nuk i pranuan në kohë. E njëjta gjë është edhe me zonjën Topalli, e cila bashkë me zotin Patozi, Arben Imami dhe me të tjerë me një pusi të shëmtuar politike u asgjësuan si politikanë në PD. E kam thënë atëherë edhe publikisht. Me aktin dhe pusinë që u zuri Basha atyre u dha të drejtë, të drejtën e zotit për të ndërmarrë çdo akt politik ndaj teje. Nuk mund të veprohej në atë mënyrë kurrë. Ai mund të kishte kundërshtira me ta, mospëlqime, por nga ish-nënkryetarë partie, nga ish-drejtues për 25 vite individë për të cilët nuk kishte asnjë fakt, provë, dokument se kishin shkelur ligjet, t’i bëje të paqenë vetëm se të bënin hije ty dhe kjo ishte e vërteta. Ai kthim jo se ishte i duhur, por i vonuar. Unë mund të them se për kohën që ata ishin qëndruan opozitë e vërtetë për PD, në çdo rrethanë”,-tha Berisha.

Pas