Rikthimi i emisionit “Stop” në sezonin e ri televiziv, do të nisë sonte me një kamera të fshehtë. Burime nga stafi bëjnë me dije, se rasti i sotëm ka të bëjë me një mashtrim e korrupsion pikërisht nga ana e atyre strukturave, që duhet të na mbrojnë nga fenomene të tilla.
Mësohet, se rasti vjen me zgjidhje për qytetarin, por nuk dihet, se cilët zyrtarë, janë mashtruesit dhe aktorët e mitmarrjes së rradhës.Për më shumë detaje, do të duhet të presim mbrëmjen e sotme, ku në ekranin e TV Klan,në orën 20.05, rinis fort emisioni “Stop”, i cili ka ndezur motorrët, për të mos u ndalur.