Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rikthehet rritja e rasteve me Covid ,në javën e fundit 25% më shumë

2021/10/25 at 8:56 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rikthehet rritja e rasteve me Covid ,në javën e fundit 25% më shumë

Në Shqipëri rastet e reja me COVID 19 shënuan një rritje të ndjeshme gjatë javës së fundit (19-25 Tetor) pas një rënieje graduale që kishte nisur që prej 10 ditëshit të fundit të muajit shtator.

Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës tregojnë se të infektuarit rishtazi u ngjitën në kuotën e 3772 rasteve, 25 përqind më shumë se java pararendëse (12-18 tetor), ose 757 të prekur më shumë. Mesatarja ditore gjatë javës së fundit ishte 538 raste, ose 108 të infektuar më shumë.

Ajo që vihet re gjatë kësaj jave është dhe fakti se testimet po ashtu iu rikthyen rritjes në numër, me 11 përqind më shumë se java pararendëse, por jo mjaftueshëm për të shpjeguar shtimin e infektimeve.

Edhe sepse nga ana tjetër, pozitiviteti (raporti mes testimeve dhe rasteve të reja) ka pësuar rritje, duke u ngjitur në 15.6 përqind, nga 13.9 që ishte një javë më parë. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Një tjetër tregues i rikthimit të tendencës së zgjerimit të pandemisë janë dhe shifrat e rasteve ende aktive. Nëse më 20 shtator në të gjithë vendin, ato arritën një kulm me mbi 12.700 raste, në 18 tetor ishin thuajse përgjysmuar, duke zbritur në 6.274 raste.

Ndërsa shifrat e kësaj të hëne, tregojnë një rritje me mbi 800 raste të tjera aktive. Më shumë se gjysma janë në qarkun e Tiranës, ndërkohë që në të gjithë qarqet e tjera janë në nivelin e 900 rasteve (në Fier) e më poshtë (Dibër 75 raste).

Edhe numri i viktimave ka mbetur thuajse i pandryshuar gjatë javës së fundit, ose vetëm 1 më pak, duke qëndruar në nivelin e 51 vdekjeve të rregjistruara në spitalet Covid.

Më 19 tetor ishte dhe dita me më shumë humbje jete, 12 të vdekur, ndërsa në 24 orët e fundi u njoftua për 6 viktima: katër qytetarë nga Tirana 57-76 vjeç, një qytetar nga Elbasani 66 vjeç, një qytetar nga Berati 83 vjeçe.

Gjendja në spitale po ashtu ka mbetur po e njëjtë, me pak më shumë se 150 pacientë që kanë nevojë për trajtim të specializuar, ndërsa 18 prej tyre janë në gjendje më të rëndë, në terapi intensive./ VOA

Ju sugjerojmë

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
-U tha në Opinion

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

9 Shkurt, 2026 11:26 pm
Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?
-U tha në Opinion

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

9 Shkurt, 2026 10:52 pm
Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
-U tha në Opinion

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

9 Shkurt, 2026 10:38 pm
U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
Kronikë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

9 Shkurt, 2026 10:25 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Rajoni

“Specialja” në Hagë kërkoi burg për Thaçin e 3 ish-krerëte UÇK, reagon Albin Kurti

9 Shkurt, 2026 10:21 pm
Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
Te Fundit

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

9 Shkurt, 2026 8:59 pm
Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
Kryesore

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

9 Shkurt, 2026 8:20 pm
Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
Aktualitet

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

9 Shkurt, 2026 8:15 pm
Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
Kryesore

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

9 Shkurt, 2026 7:31 pm
Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein
Bota

Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein

9 Shkurt, 2026 7:29 pm
Para
Çfarë është Bitcoin dhe si funksionon?

Bitcoin, ja sa shkëmbehet monedha elektronike në Shqipëri

Shtëpia “mollë sherri”, vajza fut nënën në burg dhe më pas e mbyll në çmendinë

Shtëpia “mollë sherri”, vajza fut nënën në burg dhe më pas e mbyll në çmendinë

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

TE FUNDIT

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
9 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese mori vendimin, më 6 shkurt, për të rrëzuar padinë e kryeministrit ndaj GJKKO-së, në lidhje me masën e...

Lexo më shumë

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?
9 Shkurt, 2026

“Kushtetuesja pezullon Ballukun, çfarë do të bëjë Rama” është tema që po diskutohet këtë të hënë në emisionin “Opinion”, pas...

Lexo më shumë

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
9 Shkurt, 2026

Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka reaguar në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë për dënimin...

Lexo më shumë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
9 Shkurt, 2026

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, pas vendimit të Apelit të GJKKO, është vetëdorëzuar pasditen kësaj të hëne në Policinë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com