Mundësi që përfaqëson Shqipërinë në “Paris 2024”, Chermen Valiev është rikthyer në garë për medaljen e Bronzit.
Arritja në finale e mundësit Jamalov nga Uzbekistani, i jep mundësinë sportistit të ekipit shqiptar për medaljen e Bronzit.
Mundësi nga Uzbekistani, Razambek Salambekovitch Jamalov ka arritur që të kualifikohet në finalen e stilit të lirë për peshat deri në 74 kg.
Siç bën me dije Komiteti Olimpik Shqiptar, kundërshtari i Valiev do të përcaktohet nga përballja mes sllovakut Salbazanov dhe bjellorusit Kadzimahamedau, nesër duke nisur nga ora 11:00.
Valiev duhet të fitojë 2 ndeshje për të marr medaljen e Bronzit.