Vendi ynë është përfshirë nga moti i keq këtë të premte, duke rikthyer reshjet e dëborës në zonat e verilindjes dhe juglindjes.
Në qytetin e Peshkopisë dëbora arriti në disa centimetër. Më problematike ishte situata në zonat e thella të qarkut të Dibrës.
Megjithatë akset nacionale janë të hapura por qarkullohen vetëm me zinxhirë. Sipas autoriteteve gjendja nuk është problematike. Si pasojë e reshjeve u bllokua aksi Korçë-Pogradec.
Autoritetet janë të gjitha në gatishmëri për të kthyer në normalitet kalimin në rrugët kryesore dhe për të ndërhyrë në zonat ku ka probleme. Edhe ARRSH u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes në zonat ku ka situatë nga moti i keq.