Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rikthehet Jolanda Dhamo: Kjo është arsyeja pse nuk flas më me Parashqevi Simakun

2016/12/27 at 10:45 AM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rikthehet Jolanda Dhamo: Kjo është arsyeja pse nuk flas më me Parashqevi Simakun

Këngëtarja e njohur e festivaleve të fundvitit, Jolanda Dhamo, është rikthyer në Shqipëri në prag festash. Në fillim të viteve ’90, ajo u largua nga Shqipëria për në Greqi dhe më vonë në Zvicër, Austri, Amerikë, Itali, Londër etj. Por publiku shqiptar e mban mend Jolandën për shumë prej hiteve të saj në festivale, së bashku me bashkudhëtaren Parashqevi Simaku, këngëtaren e adhuruar të të gjithë shqiptarëve.

E ftuar pasditen e sotme në programin “Rudina”, Jolanda ka kujtuar edhe një moment të sikletshëm me mikeshën e saj të vjetër.

Pak vite më parë, kur të gjitha mediat mësuan se Parashqevia kishte kaluar një paralizë parciale, askush nuk e kuptoi se cili ishte burimi i vërtetë. Por që nga ai moment, dy mikeshat e kanë ndërprerë komunikimin me njëra-tjetrën, me gjasë, lajmin e Parashqevisë. E tërhequr tërësisht nga vëmendja e publikut shqiptar, Simaku ka ndërprerë lidhjet edhe me miqtë e vjetër.

E pyetur nga Rudina për marrëdhënien e saj me Parashqevinë, Jolanda tha se u bë kohë pa folur më me të:

“Ne nuk kemi folur më që atëherë… “ – thotë Jolanda duke iu referuar kohës pas paralizës: “Ishte ҫështja e paralizës… Unë nuk kam folur më, por e di që tani është shumë mirë. Për mua Parashqevia është një zonjë e madhe. Uroj të jetë mirë bashkë me djalin e saj 12-vjeҫar…”

E nxitur nga Rudina për arsyen pse mikesha e vjetër i mban qëndrim, Dhamo e mohon:

“Jo, jo, ajo nuk më mban qëndrim. Nuk është qëndrim. Nuk është se nuk flasim. Nuk kemi asnjë lidhje më për arsyet e saj. Ajo është tërhequr për arsyet e saj. Në atë kohë pati shumë abuzime me lajmet që u shpërndanë “Jolanda e bëri për famë”, “Jolanda e zbuloi…”, “Jolanda tha kështu….” Ҫfarë bëra unë e shkreta? Unë thashë vetëm që është mikesha ime, ka pësuar një paralizë parciale. Tani është mirë. Kaq….”

Duke kujtuar vitet e rinisë, kohën e tyre më të bukur, Jolanda thotë se Parashqevia vinte nga një familje jo shumë e pasur dhe ka jetuar për shumë vite në shtëpinë e saj: “Unë e kam pasur shumë shoqe, është shumë e mirë. Parashqevia është rritur në shtëpinë time. Vinte nga një familje jo shumë e pasur dhe kemi kaluar kohë të bukura. Mbaj mend në fillimet tona, linim edhe takime për ta bërë rrugën bashkë, ajo nga Kavaja, unë nga Durrësi, për Tiranë….”

Dhe pas shumë viteve mungesë, Jolandës, ashtu si edhe të gjithë shqiptarëve u mungon këngëtarja e tyre e zemrës, idhulli i rinisë. Për këtë, Jolanda përfiton nga rasti për t’i dërguar një mesazh: “Është shumë e mirë. Dua ta dijë që është mikja ime më e mirë. I uroj fat e mbarësi. Më vjen shumë keq që nuk kthehet, sepse ashtu siҫ i mungon ajo Shqipërisë, edhe asaj i mungon Shqipëria.”

Jolanda foli më shumë edhe për jetën e saj jashtë Shqipërisë, vitet e para të sakrificës në Greqi e më pas edhe në shtete të tjera europiane. Sot, ajo bën jetën mes Greqisë, Austrisë, Zvicrës, Londrës e Italisë, ku këndon në shumë koncerte për shqiptarët./revistaclass

Etiketa: Jolanda DhamoParashqevi Simakurikthehet

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Një person i maskuar plagos dy vëllezërit në kufi me Greqinë

Polici plagoset me pistoletën e punës, jetonte vetëm

Vetëvrasja/ Dyshime se 32 vjeçari kishte humbur paratë në hashash

22 vjeçari gjendet i pajetë, dyshime për vetëvrasje

Pse femrat tërheqëse kanë më pak partnerë?

Pse femrat tërheqëse kanë më pak partnerë?

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com