I ftohti arktik ka përfshirë të gjithë Ballkanin se dhe vendin tonë. gjatë ditës së sotme janë regjistruar temperatura nën zero në disa zona të Shqipërisë qendrore dhe veriore.
Mirëpo temperaturat do të pësojnë rënie edhe ditën e nesërme. Minimumi do të shënohen në qytetet lindore të vendit me -6 dhe -7 gradë celsius.
Ndërsa zonat e ulëta dhe bregdetare do të arrijë vlera poshtë 0 gradë celsius.
Pavarësisht temperaturave të ulëta, moti do të jetë i kthjellët në shumicën e vendit.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.