Eshtë rikthyer pas 10 vitesh gripi i pulave në Europë. Ky virus rrezikon edhe vendin tonë. Lajmi është zyrtar dhe njoftohet nga Ministria e Bujqësisë. “Shqipëria është e rrezikuar për shkak të shtegëtimin të shpendëve të egër drejt lagunave”, thuhet në njoftim. Ndërsa bëhet e ditur se tashmë është ndaluar importi i shpendëve të gjallë nga vendet e prekura.
Ministria e Bujqësisë u bën thirrje fermerëve, të lajmërojnë Shërbimin Veterinar në rast konstatimi të shpendëve të ngordhur.
Në Tetor 2016, autoritetet në Austri, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Hungari, Poloni, Rusi, Zvicër dhe Holandë kanë raportuar ngordhje në zogjtë e egër, për shkak te virusit H5N8 të influencës aviare. Pikërisht nga këto vende, me të cilat ne kemi edhe marrëdhënie tregtare rrezikohemi të marrim virusin vdekjeprurës që transmetohet nga shpendët tek njeriu.