InstaBIZ

Rikthehet “Grease”, filmi ikonë do të ketë një pjesë të dytë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:42 - 11/04/19 |
el ida

Për të gjithë adhuruesit e “Grease”, filmi ikonë do të ketë një pjesë të dytë.

Sipas BBC filmi që do të titullohet “Grease: Summer Loving”, pritet të tregojë sesi u takuan personazhet kryesore Sandy dhe Danny, duke përfshirë historinë e treguar në këngën e famshme “Summer Nights” nga filmi i vitit 1978.

“Radio 1 Newsbeat” ka konfirmuar se skenaret janë duke u shkruar nga John August, skenaristi i famshëm i shumë prej filmave të Hollivudit.

Kolona zanore e filmit “Grease”  mbetet një nga albumet më të shitura të të gjitha kohërave, dhe falë këtij filmi, Olivia Newton dhe John Travolta u bënë aktorët më të kërkuar të Hollivudit./Opinion.al

 

Pas