Në Hong-Kong sërish ka pasur dhunë në rrugë, pasi protestuesit u përleshën me policinë në një tubim, për të cilin organizatorët thanë se ka mbledhur rreth 1 milionë njerëz.
Megjithatë, policia tha se 60.000 njerëz morën pjesë në protestë. Autoritetet detyruan organizatorët që të përfundonin tubimin, më herët sesa ishte planifikuar. Policia gjuajti gaz lotsjellës dhe “topa uji” për të shpërndarë protestuesit. Protestat në Hong Kong kanë nisur në muajin qershor për shkak të një ligji për ekstradim.
Ky dokument është anuluar, por protestuesit ndërkohë kanë rritur kërkesat e tyre. Ata janë të zemëruar pasi shohin ndërhyrjen kineze në liritë qytetare të Hong-Kongut, të premtuara që kur Britania i ka dorëzuar Kinës këtë territor më 1997.
Hong Kongu, është pjesë e Kinës, por funksionon sipas organizimit “një shtet, dy sisteme”./ Opinion.al