Sport

Rikthehet Champions League/Ja cilat janë takimet e sotme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:58 - 18/10/16 |
root

Liga e Kampionëve rikthehet me në javën e tretë. Sonte zhvillohen ndeshjet e Grupeve, E, F, G dhe H.

Faza e grupeve në Ligën e Kampionëve po hyn në momentin vendimtar ku çdo ndeshje mund të përcaktojë edhe fatin e skuadrave pjesëmarrëse. Deri më tani, nuk ka pasur befasi dhe nëse vazhdohet kështu ekipet e mëdha do të marshojnë tutje. Në Grupin E, Bayer Leverkusen ndeshet me Tottenhamin, kurse CSKA Moska pret liderin e grupit Monacon.

Real Madridi që është pjesë e Grupit F, është favorit në letër ndaj kampionëve të Polonisë, Legias së Varshavës, ndërsa Borussia Dortmund ka një udhëtim të vështirë në Lisbonë, ku i pret Sportingu. Kampionët e Anglisë, Leicester City po shfaqin tjetër fytyrë në Ligën e Kampionëve. Ata prijnë në Grupin G me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve dhe kërkojnë që rekordin prej fitoreve ta vazhdojnë edhe ndaj Coppenhagen. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi ballafaqohen Club Brugge dhe Porto. Grupi i fundit është ai H, ku kampioni italian Juventus do të ketë përballë Lyonin në Francë. Ndërsa Sevilla viziton Dinamon e Zagrebit.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 20:45.

  • Grupi E

20:45 B. Leverkusen – Tottenham

20:45 CSKA M. – Monaco

  • Grupi F

20:45 Real Madrid – Legia V.

20:45 Sporting – Borussia Dortmund

  • Grupi G

20:45 Club Brugge – Porto

20:45 Leicester – Coppenhagen

  • Grupi H

20:45 Dinamo Zagreb – Sevilla

20:45 Lyon – Juventus

Pas