Aktualitet

Rikthehet çështja e serverit të Tatimeve, zbardhet dosja hetimore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:50 - 24/10/15 |
b.f

TIRANË- Rikthehet vëmendja tek çështja e bujshme e servit të Tatimeve. Ndërsa Konferenca e Kryetareve vendosi ta riaktivizojë Komisionit Hetimor Parlamentar që kishte kërkuar opozita për të, media zbardh dosjen hetimore.  Televizioni News 24 boton një pjesë të argumenteve që kanë përdorur prokurorët për të mbyllur cështjen në qershor të këtij viti.

Porkurorë të kësaj çështje kanë qenë Julian Zonja dhe Antoneta Sevdarasi të cilët kanë firmosur edhe materialin prej 15 faqesh. Sipas tyre nuk ka pasur vepër penale në kallëzimet e bëra Drejtoresha e Tatimeve Brisida Shehaj dhe as në padinë e ish-drejtorit të IT (në kohën e PD) Renald Rista ndaj hetimet jane pushuar.

Prokuroria thotë se nga serveri i Tatimeve nuk është fshirë asnjë e dhënë gjatë vitit 2013. Akuza e ngritur nga Shehaj ndaj Ristës dhe përfaqësuesit të kompanisë Ikubi info Elton Ropiti nuk qëndrojnë. “Serverit i janë kryer dy akt ekspertime kompjuterike: Në të parin Drejtoria e Policisë Shkencore nuk kishte kapacitete teknike dhe logjistike për ngritjen e serverit në gjendje pune dhe nuk njihen politikat e menaxhimit të serverit për të përcaktuar nëse ka fshirje apo jo”, thuhet në dosjen e prokurorisë. “Ekspertimi i dytë i kryer me ekspert privat evidenton se nga analiza e fileve nuk konstatohet asnjë e dhënë për fshirjen e deklarimeve, pasi të dhënat ekzistojnë si në skedarët e të dhënave ashtu dhe në skedarin e depozitimit”, thuhet sërish në dosjen e prokurorisë.

Por përse janë zhdukur përkohësisht të dhënat në sistem?

Për këtë pyetje ekspertët janë përgjigjur se proceset e brendshme që ekzekutohen në DPT për transportim, transferim, transformim, pastrim të dhënash mund të përfshijnë operacione “TRUNCATE”; “DELETE”; “DROP”. Shpesh në këto mjedise ku këto procese nuk janë plotësisht automatike mund të ndodhin gabime në konfigurime që mund të sjellin anomali. Pra sipas ekspertëve të dhënat janë në database dhe plotësisht të rikuperueshme dhe çfarë ka ndodhur është anomali elektronike pa ndërhyrje të qëllimshme të individëve të caktuar. Nga ekzaminimi i “trace log out” të “Microsoft SQL Server” vërehet një aktivitet shumë i madh i operacioneve të transferim, transformim dhe pastrim të dhënash të cila mund të kenë sjellë ndonjë anomali për mos shfaqjen e tyre.

Nga ana tjetër lidhur me akuzën e ngritur nga Renald Rista se grupi i Auditit ka konsultuar, kopjuar apo fshirë të dhënat shtetërore që ruheshin në serverin e
tatimeve, Prokuroria shprehet se është e vërtetuar se grupi i auditit i kryesuar nga Panajot Gjiknuri dhe Ermal Beqiri ka kryer kopjimin e të dhënave në server, provuar nga deklarimet e specialistëve por dhe nga akti i ekspertimit ku u provua lidhja e një pajisje kopjuese të hard-disqeve. Sipas prokurorëve, kopjimi dhe klonimi i të dhënave është i justifikuar në funksion të auditimit, në bazë të detyrës së caktuar me Urdhrin e Ministrit të Financave nr. 68 në 12 nëntor të vitit 2013 dhe planit të auditimit nr 17208 i të njëjtës datë. Eksperti i grupit auditues Olsi Karapici ka pranuar para prokurorëve se propozimi për kryerjen e klonimit të të dhënave u bë nga Panajot Gjinkuri ndërsa procesi i klonimit u krye nga shtetasi Ermal Beqiri dhe filloj me serverin e deklarimeve, duke e fikur serverin nga punonjësi i DPT.

Klonimi i të dhënave është bërë nga data 15 deri me 17 nëntor të vitit 2013. Sipas prokurorisë për të dy kallëzimet e hetuara në një procedim penal nuk ka
konsumim të asnjë vepre penale dhe për këtë arsye çështja duhet të pushohet. /News24/

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas