Mbrëmjen e ndërrimit të viteve, kulla e famshme 160-vjeçare, Big Ben, do të jehojë sërish.
Prej vitit 2017 kulla iu nënshtrua punimeve për rimëkëmbjen e saj dhe mbi të gjitha për t’i kthyer “Big Benit”, lavdinë dhe ngjyrat e dikurshme.
Por mesnatën e 31 dhjetorit, akrepat e orës do të rivihen në lëvizje, për të shënuar edhe nisjen e Vitit të Ri 2020, megjithatë puna totale për restaurimin e saj do të përfundojë në vitin 2021 pasi kulla është pjesë e programit të restaurimit të të gjithë godinës së parlamentit në Londër, me vlerë 4 miliard paund apo 5.2 miliardë euro.
Big Ben, është një nga kullat më të famshme në botë, dhe simbol i shtetit britanik./Opinion.al