Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rikthehet Aurela Gaçe, zbulon sekrete që nuk i dinit

2017/03/08 at 8:12 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 2 min
A A
Rikthehet Aurela Gaçe, zbulon sekrete që nuk i dinit

U bënë tashmë tre muaj që Abigail Isabelle ka ardhur në jetë dhe Aurela ndihet e plotësuar. Tanimë janë dy shpirtra që i ka edhe më pranë. Nuk ka qenë një shtatzëni e lehtë, disa muaj regjim shtrati e të tjerë më pak, por sot është shumë e lumtur mes Grace dhe Abigail Isabelle: “Nuk do të ndihesha kurrë e plotësuar në profesionin dhe gjithҫka që kam, nëse nuk do të kisha këto dy shpirtra që kam tani. Më ka ndryshuar jeta. Më ka ndryshuar jeta vetëm për këto të dyja. Tani nuk jetoj më për vete, por për ato të dyja”, – tregon Aurela e ftuar pasditen e sotme në “Rudina.”


Edhe pse statusin e nënës e përjetoi për herë të parë pothuaj 6 vjet më parë, pas lindjes së Abigail, Aurela përjetoi po të njëjtat ndjesi: “Thonë që për herë të dytë mësohesh, po unë kuptova që nuk u mësova dot..” – tregon këngëtarja për ndryshimet mes dy bijave, shkruan class.

Në fillim, jo vetëm për Aurelën dhe Skerdin, por edhe për Grace, ardhja e dikujt tjetër në shtëpi nuk ishte e thjeshtë. Vogëlushja 6-vjeҫare kishte kuptuar që vëmendja nuk ishte aq e madhe sa para ardhjes së motrës së vogël. Por Aurela tregon se me kalimin e kohës u mësua, aq sa nuk i ndahet Abigail për asnjë moment.

Në ndryshim nga shtatzënia e parë, e dyta me Abigail ka qenë më e vështirë: “Të dyja vajzat kanë qenë të ndryshme. Me Grace, pak para lindjes kam kënduar, kam xhiruar klipe, kam bërë koncerte live, kam inҫizuar një koncert të tërë, ndërsa me Abin ka qenë e vështirë. Për disa kohë, regjim shtrati absolut. Pastaj periudha e fundit sërish e vështirë.”

Por diҫka që këngëtares së njohur i ka mbetur merak janë edhe komentet në profilet sociale e sidomos ato që i referoheshin ca kileve më tepër: “Më vinte keq që njerëzit ma vinin në duke “je shëndoshur”, në një kohë që unë as nuk mendoja për këtë, por vetëm për atë krijesë që prisja”, – tregon Aurela e keqardhur edhe për komentet.

Duke ndarë me publikun edhe emocionet e lindjes, Aurela tregon se për ҫudinë e saj dhe të të gjithëve, në sallën e operacionit, ajo zbuloi se ishte frikacake, aq sa këmbëngulte që ta vinin në gjumë e të mos ndiente: “Vetëm mjekët mund ta tregojnë se ҫfarë kam kaluar në sallën e  lindjes.”

Për emrin e veҫantë me të cilin Aurela dhe Skerdi pagëzuan vajzën e tyre të dytë, Aurela tha se plotësoi dëshirën e bashkëshortit: “Skerdi donte ta quanim Abigail (gëzimi i babit), ndërsa unë këmbëngulja edhe për një emër tjetër, derisa i propozova Isabelle (e përkushtuar në Zot) dhe ai vendosi që t’i kemi të dyja.”

Shumë shpejt, këngëtarja do të fillojë koncertet live, klipet dhe projektet e reja, të cilat do t’i prezantojë së shpejti edhe në publik.

Etiketa: abigalaurela gacegracerikthhetsekreteskedri


Ju sugjerojmë

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
InstaBIZ

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

4 Korrik, 2025 9:08 pm
Akuzat për prostitucion, Diddy shpallet fajtor
InstaBIZ

Akuzat për prostitucion, Diddy shpallet fajtor

2 Korrik, 2025 4:45 pm
“Jeff nuk më ndryshoi, më zbuloi”, rrëfimi i Lauren Sanchez para dasmës me Bezos
InstaBIZ

“Jeff nuk më ndryshoi, më zbuloi”, rrëfimi i Lauren Sanchez para dasmës me Bezos

28 Qershor, 2025 5:16 pm
Dëmtimi i 22 viteve më parë, operohet David Beckham
InstaBIZ

Dëmtimi i 22 viteve më parë, operohet David Beckham

28 Qershor, 2025 4:18 pm
900 orë pune për fustanin e nusërisë së Lauren Sanchez, u frymëzua nga Sophia Loren
InstaBIZ

900 orë pune për fustanin e nusërisë së Lauren Sanchez, u frymëzua nga Sophia Loren

28 Qershor, 2025 3:50 pm
Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner
InstaBIZ

Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner

13 Qershor, 2025 11:39 am
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet
InstaBIZ

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet

8 Qershor, 2025 3:59 pm
Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh
InstaBIZ

Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh

4 Qershor, 2025 10:21 am
Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit
InstaBIZ

Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit

29 Maj, 2025 5:36 pm
Para
Gjyshja ime

Gjyshja ime

FOTO/ Sadiku i realizon ëndrrën tifozit shqiptar

FOTO/ Sadiku i realizon ëndrrën tifozit shqiptar

Video-STOP/ Handikapi, fëmijët me autizëm pa shërbim dentar

Video-STOP/ Handikapi, fëmijët me autizëm pa shërbim dentar
















TE FUNDIT

Mbi 170 të zhdukur nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve shkon në 110

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100
9 Korrik, 2025

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë nëpër rrënoja e mbeturina në Teksas, ndërsa shpresat për të gjetur të mbijetuar...

Lexo më shumë

ChatGPT nuk është psikologu juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

Niveli i inteligjencës tek shqiptarët në rritje
9 Korrik, 2025

Një studim i ri ka përshkruar rreziqet e përdorimit Inteligjencës Artificiale si ChatGPT për terapi. I lançuar në nëntor të...

Lexo më shumë

Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat

Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat
9 Korrik, 2025

Fatjon Tafaj është emëruar trajneri i Shqipërisë U-17, pas largimit të italianit Andrea Tedesco. Në fjalët e para si trajner...

Lexo më shumë

IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe

IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe
9 Korrik, 2025

IKMT ka vijuar pasditen e sotme aksionin për shembjen e objekteve pa leje në zonën turistike të Thethit. Nga pamjet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com