Aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj pas një shkëputje të gjatë nga ekrani ka vendosur të rikthehet me një format televiziv të ri.
Dembacaj, e cila vetëm pak muaj më parë solli në jetë vajzën e saj Viktori, do të bëhet pjesë e ekranit të Ora News me emisionin “Mos i fol shoferit”.
Pantenta amerikane e “Cash Cab” vjen në Shqipëri, ku do të sjellë për shikuesit humor, quiz si dhe shumë të ftuar Vip.
Emisioni do të jetë çdo të premte nga ora 22:15.