Ministrat e Brendshëm të BE-së kanë pranuar mundësinë e pezullimit të regjimit të lirë kufitar për një periudhë deri në 6 muaj. Ky vendim vendim prek më shumë vendet e Ballkanit.
Vetëm një ditë më parë, Greqia kërkoi ndërhyrjen e FRONTEX dhe aktivizimin e mekanizmit të mbrojtjes civile evropiane. E pafuqishme, juridikisht, për nxjerrjen e Greqisë nga Schengen, krahas kërcënimit për rikthim të kufijve në segmente të veçanta, BE planifikon dhe forcim të agjencisë FRONTEX për mbikëqyrjen e kufijve, në pamundësi të një vendi anëtar.
Këshilli i BE-së nuk ka ende një listë evropiane të vendeve të sigurta të origjinës, për shkak të verifikimit të përputhshmërisë së propozimit të Komisionit me të drejtat themelore, por vendet anëtare ranë dakord për rregulla të reja lehtësuese për emigracionin e ligjshëm të studentëve dhe kërkuesve nga vendet e treta.