Java e ardhshme do të dominohet nga reshjet e shiut pjesën më të madhe te ditës.
Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak dita me reshjet më të dendura do të jetë e mërkura ku në zonën e qendrore dhe veriore të vendit do të ketë intensitet të lartë deri në formën e stuhive.
Ndërsa e enjtja parashikohet të ketë mot me diell dhe vranësira kalimtare.
Në relievet malore nuk do të mungojnë reshjet e dëborës ku zonat më të theksuara do të jenë Alpet dhe verilindja. Përgjatë orëve të vona të natës dhe ato të para të mëngjesit ku temperaturat bien, në zonën e verilindjes dhe alpe në lartësi mbi 500 metër reshjet e shiut konvertohen në reshje dëbore ndërsa në juglindje në lartësitë mbi 700-800metër.
Temperaturat do të kenë luhatje nga dita në ditë por në përgjithësi ato do të variojnë nga -2⁰C deri në 10⁰C në mëngjes si dhe nga 8⁰C deri në 15⁰C në mesditë. /Opinion.al