Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rikthehen protestat në rrugë të “revolucionit shumëngjyrësh”

2016/09/26 at 9:35 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rikthehen protestat në rrugë të “revolucionit shumëngjyrësh”

Organizatorët e “revolucionit shumëngjyrësh” kanë paralajmëruar se nga e hëna do të rikthehen në rrugë për të protestuar kundër politikave të Qeverisë së Maqedonisë.


Kësaj radhe, siç thuhet në komunikatën për media, ‘do të protestohet para parlamentit të Maqedonisë’, pasi siç thuhet “pushteti përsëri ka filluar me sulmet kundër Prokurorisë Speciale”.

“Gjatë kësaj periudhe në Parlamentin e Maqedonisë dhe mediat të cilat janë nën kontroll nga i akuzuari Nikolla Gruevskivërehet një propagandë e theksuar kundër Prokurores speciale Publike Katica Janeva”, theksojnë organizatorët e “Revolucionit shumëngjyrësh” në profilin e tyre zyrtar në rrjetin social Facebook.

Ata kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që “sa më parë të prononcohet për kushtetutshmërinë e funksionimit të këtij institucioni”.

Organizatorët e revolucionit shumëngjyrësh si arsye kanë fokusuar faktin që sipas tyre ‘gjykatësit e afërt me pushtetin vazhdojnë t’i refuzojnë kërkesat e Prokurorisë Speciale Publike për paraburgim’.

Besa Arifi, ligjëruese në fakultetin e Drejtësisë në kuadër të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, konsideron se është shumë indikative se disa herë me radhë është pikërisht qasja e institucioneve të rregullta të shtetit ndaj Prokurorisë Speciale Publike ajo që provokon shprehjen e revoltës nga ana e qytetarëve përmes revolucionit shumëngjyrësh, dhe për këtë nuk ndjehen të shqetësuar bartësit e këtyre institucioneve.

“Ajo që është më shqetësuese në këtë drejtim është pengesa e madhe që kjo qasje e Gjykatës Kushtetuese, po veçanërisht edhe të institucioneve të tjera këtu, siç është gjykata penale Shkupi 1, po së fundmi edhe Parlamenti i Maqedonisë, janë pengesa që i bëhen Prokurorisë Speciale Publike dhe kjo do të thotë shumë për ngecjen e realizimit të drejtësisë në Maqedoni. Kjo është ajo që duhet të na shqetësojë pavarësisht rrjedhojës së zgjedhjeve, ose kampanjës politike ose diçkaje tjetër”,thekson Besa Arifi, njohëse e çështjeve juridike.

Njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se lufta politike gjatë periudhës së ardhshme do të jetë e ashpër, ngase këto zgjedhje nuk paraqesin vetëm luftë për pushtet por dhe rrugë për t`iu shmangur hetimeve që bën Prokuroria Speciale Publike ku ka shenja, thonë eskpertë të fushës, se zyrtarë të lartë të shtetit janë të përfshirë në vepra të rënda penale.

Marko Trshanovski nga Instituti për Demokraci thotë se nëse pushteti përballet me një aktivizim të theksuar të qytetarëve si revoltë e shprehur ndaj politikave të qeverisë, atëherë janë të pritshme dhe organizimi i kundër protestave si në të kaluarën.

“Që të dyja palët janë të interesuara që të jenë në fokus të vëmendjes. Është e pritshme që pushteti menjëherë pas organizmit të protestave nga ana e revolucionit shumëngjyrësh të organizojë dhe kundër protesta për të relativizuar porosinë që japin qytetarët në protestat e organizuara nga më shumë organizata joqeveritare“, thekson Marko Troshanovski nga Instituti për Demokraci

Në prag të protestës të së hënës, përfaqësuesit e Revolucionit Shumëngjyrësh, me ngjyra të ndryshme e ngjyrosën Gjykatën Penale Shkup 1.

Organizatorët e “revolucionit shumëngjyrësh” me këtë rast kanë theksuar se “kjo gjykatë është burimi më i madh i pengimit të punës së Prokurorisë Speciale”.

Ndërsa, partia më e madhe maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE, e udhëhequr nga ish kryeministri Nikolla Gruevski, hapin e Revolucionit Shumëngjyrësh e quajtën vandalizëm, qëllimi i të cilit është frikësimi i gjyqtarëve që drejtojnë rastin “puç”.(REL).

 

Etiketa: protestatrevolucioni shumengjyreshrrugeve


Ju sugjerojmë

Vuçiç niset drejt Moskës
Rajoni

Municioni i Serbisë, i ngrirë në kohë krizash

24 Qershor, 2025 11:50 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri pas një konflikti në Kamëz

24 Qershor, 2025 11:44 am
Matura Shtetërore/MAS: Publikimi i tezave pas nisjes së provimeve s’e cenon procesin
Aktualitet

Matura Shtetërore/MAS: Publikimi i tezave pas nisjes së provimeve s’e cenon procesin

24 Qershor, 2025 11:38 am
I dënuar në Belgjikë, Prokuroria e Elbasanit konfiskon pasuritë e një shtetasi
Aktualitet

I dënuar në Belgjikë, Prokuroria e Elbasanit konfiskon pasuritë e një shtetasi

24 Qershor, 2025 11:37 am
“Ndërprerja e luftës, imponim”/ Irani: Agresioni i mëtejshëm do të marrë përgjigje!
Bota

“Ndërprerja e luftës, imponim”/ Irani: Agresioni i mëtejshëm do të marrë përgjigje!

24 Qershor, 2025 11:30 am
Shkodër/Asgjësohen mbi 3 mijë fidanë dhe bimë kanabisi, në hetim inxhinieri i pyjeve
Aktualitet

Shkodër/Asgjësohen mbi 3 mijë fidanë dhe bimë kanabisi, në hetim inxhinieri i pyjeve

24 Qershor, 2025 11:20 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Përplasi për vdekje me makinë këmbësoren, arrestohet shoferi

24 Qershor, 2025 11:09 am
Tabaku: Arnim amator! PS kopjon ligjin e PD për investimet e huaja
Aktualitet

Tabaku: Arnim amator! PS kopjon ligjin e PD për investimet e huaja

24 Qershor, 2025 11:01 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Sherr në Golem/Plagoset me armë zjarri 21-vjeçari, autori në arrati

24 Qershor, 2025 10:42 am
Evropa në kërkim të një roli për krizën në Lindjen e Mesme
Bota

Evropa në kërkim të një roli për krizën në Lindjen e Mesme

24 Qershor, 2025 10:34 am
Para
Majlinda Bregu: E vërteta ime për pjesëmarrjen në qeverinë Rama

Majlinda Bregu ambicie për të marrë drejtimin e PD-së, por çfarë përgjigje i jep Jemin Gjanës

Të shtëna me armë në lokalin ku këndonte Noizy, mësohen shkaqet

Qëlluan me armë zjarri në Velipojë/ Policia zbardh detaje të reja rreth ngjarjes

Video “Dance with me”/ Renato Mekolli këndon greqisht, revoltohet Roberti: Grekët s’do këndonin kurrë shqip

Video "Dance with me"/ Renato Mekolli këndon greqisht, revoltohet Roberti: Grekët s'do këndonin kurrë shqip
















TE FUNDIT

Municioni i Serbisë, i ngrirë në kohë krizash

Vuçiç niset drejt Moskës
24 Qershor, 2025

Serbia ndaloi plotësisht eksportin e municionit, në kohën e tensioneve mes Izraelit dhe Iranit dhe mes kritikave të shtuara nga...

Lexo më shumë

Të shtëna me armë zjarri pas një konflikti në Kamëz

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
24 Qershor, 2025

Një konflikt mes disa personave ka ndodhur në Kamëz, që më pas ka përfunduar në të shtëna me armë zjarri....

Lexo më shumë

Matura Shtetërore/MAS: Publikimi i tezave pas nisjes së provimeve s’e cenon procesin

Matura Shtetërore/MAS: Publikimi i tezave pas nisjes së provimeve s’e cenon procesin
24 Qershor, 2025

Provimi i lëndëve me zgjedhje, pjesë e Maturës Shtetërore 2025, po zhvillohet në përputhje me standardet dhe procedurat e sigurisë...

Lexo më shumë

I dënuar në Belgjikë, Prokuroria e Elbasanit konfiskon pasuritë e një shtetasi

I dënuar në Belgjikë, Prokuroria e Elbasanit konfiskon pasuritë e një shtetasi
24 Qershor, 2025

Prokuroria e Elbasanit ka konfiskuar pasuritë e një shtetasi, të dënuar në Belgjikë për ushtrim prostitucioni. Përmes një njoftimi zyrtar,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com